Degët me pak studentë në auditore po zhvillojnë leksione bashkë me student që kanë zgjedhur profile të ngjashme studimi.
12 studentët e degës Menaxhim Burimesh natyrore në Universitetin Bujqësor të Tiranës po bëjnë mësim në auditore kolektive me 14 studentët e degës Inxhinieri Agromjedisi. Studenti Nebi Memushaj tregon se kjo situatë ka ardhur për shkak të regjistrimeve të pakta.
“Për momentin ka mungesa. Ne jemi grupe të bashkuara bashkë me agromjedisin.”- tha ai
E njëjta gjë ka ndodhur dhe me degët e tjera.
Megjithatë kuotat e lira të Universiteteve pritet të ezaurohen përmes fazës së lirë të regjistrimve drejtpërdrejtë në sekretaritë e fakulteteve , raund i cili pritet të zgjas deri më 17 tetor.
Denard Alinci ka ardhur këtë të mërkurë që të regjistrohet vetë fizikisht në degën Inxhinieri agromjedisi në Universitetin Bujqësor.
“Sot sapo bëra kërkesën dhe tani po pres të regjistrohem”- vijoi ai9.
Edhe student të tjerë që për shkak të mesatares nuk mundën të regjistrohen në degët e dëshiruara kanë shfrytëzuar këtë fazë.
“Edhe çështje mesataresh dhe i lashë i dogja si degë se s’më pëlqenin. Tani po pres.”- tha ai.