Katër raketa goditën rajonin e Lviv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë këtë mëngjes. Kështu bëri me dije guvernatori Makysm Kozytskyi, i cili ftoi civilët të qëndrojnë në strehimore. Të dërguarit e BBC raportuan se panë të paktën pesë shpërthime në pjesën perëndimore të qytetit, "një tym i zi dhe gri po ngrihet". Alarmi kundërajror ra 45 minuta para shpërthimit dhe shumë njerëz ishin në rrugë.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Rusia ka filluar betejën për Dobasin! Putin nderon brigadën e masakrave në Bucha! Forcat ruse godasin fabrikën e çelikut në Mariupol, Ukraina: 1 mijë civilë të fshehur
M.Q./ReportTv.al