Bardh Spahia

Politikë

'Shumë raste të reja në 24 orë nga grumbullimet e njerëzve'/ PD- Manastirliut: Propagandë, QSUT-ja vatra më e madhe e infeksionit

9 Qershor 2020, 17:00| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 17:24

  • Share

TIRANË- Propagandë, e quan Partia Demokratike, deklaratën e sotme të ministrisë së Shëndetësisë, e cila tha se shkak për numrin e lartë të rasteve të reja me COVID-19 janë grumbullimet e njerëzve.

Me anë të ish- deputetit Bardh Spahia, PD-ja akuzon qeverinë se e ka keqmenaxhuar situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe tregues për këtë është QSUT-ja, e cila është vatra më e madhe e infeksionit.

"E turpshme propaganda se grumbullimet masive qenkan shkaku kryesor i rritjes së numrit të të infektuarve!!! E pështirë që kjo propagandë vihet në gojën e atyre që i thonë vetes profesionistë. Ajo që, për turpin e tyre, fshehin militantet peofesioniste të Edi Ramës është se rastet e të infektuarve të Tiranës, të publikuar sot, i takojnë kontakteve të prekur në QSUT dhe Senatorium.

QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar. Rritja e numrit të të infektuarve, përfshi personelin shëndetësor, është treguesi më kokëfortë i keqmenaxhimit nga qeveria, e cila kujdeset vetëm për një fasadë të rreme.

Qytetarët nuk mund të mbahen në asnjë rast përgjegjës pse kanë ushtruar të drejtën kushtetuese për t’u mbledhur.  Rritja e numrit të të infektuarve është dështimi direkt i kryeministrit të varfërimit të shqiptarëve. Ai që vjedh shqiptarët edhe tek maskat për mjekët dhe letrat higjenike për të sëmurët me COVID, nuk e ka problem të gënjejë edhe kur është direkt fajtor. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është fatkeqësi për këtë vend", shkruan Spahia.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?