Efi Dhedhes

Shumë shpejt me një program televiziv? Efi Dhedhes zbulon planet për muajt në vijim

27 Maj 2023, 13:08| Përditesimi: 27 Maj 2023, 13:11

  • Share

Ish-banorja e BBV Efi Dhedhes shpeshherë ka ndarë me publikun dëshirën e saj për të moderuar një program televiziv, së fundmi ajo ka zbuluar se  është gati për tu bërë pjesë e botës së televizionit.

Efi Dhedhes u bë një nga protagonistët e këtij edicioni në BBV dhe një personazh mjaft i pëlqyer nga publiku, për qëndrimet e saj në dinamikat e ndryshme brenda shtëpisë së BBV.Gjatë qëndrimit të saj mes VIP-ve të tjerë ajo ka shprehur shpesh dëshirën për të moderuar “Përputhen”, emisionin në të cilin ajo u bë e njohur për publikun.

Kjo dëshirë e shprehur nga ajo mesa duket mund të realizohet, pasi tani ajo pret ofertat.E pyetur nëse do ta bëhet pjesë ekranit dhe ndonjë programi televiziv, Efi është përgjigjur se është në pritje, duke lënë të kuptohet se mund t’i jetë bërë ndonjë ofertë.

Tutje një fans e ka pyetur në “instagram” se në cilin program televiziv e sheh më shumë veten. Kësaj pyetjeje, Efi i është përgjigjur duke thënë se dëshiron të marrë pjesë ose të moderojë një program përmes së cilit të inspirojë njerëzit.

“Nuk është se e shoh veten në një program për të më inspiruar. Thjesht unë jam një natyrë që do doja diçka me humorin, ose nga ana tjetër një gjë sentimentale. Më pëlqen shumë t’i dëgjoj njerëzit, të zgjidh një problematikë pse jo, t’i ndihmoj pse jo. Ajo është gjëja që bëj me kënaqësinë më të madhe”, ka thënë Efi.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?