'Shumë të rinj në infektiv me simptoma të rënda', Manastirliu: Zbatoni masat, ruani prindërit!

4 Korrik 2020, 11:16| Përditesimi: 4 Korrik 2020, 11:26

  • Share

Miti se të rinjtë e përballojnë koronavirusin bie poshtë nga ajo që thotë ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në një video të publikuar së fundmi ajo thotë se shumë të rinj me simptoma të rënda po trajtohen në spitalin infektiv.

Më tej ministria apelon që të rinjtë të zbatojnë rregullat e higjienës personale, distancimin social dhe vendosjen e maskave në mënyrë që të frenohet përhapja e COVID19, duke ndarë edhe  një videomesazh drejtuar qytetarëve nga këngëtarja e njohur Julka Gramo.

“Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.

Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz. Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e koronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet. Vendose maskën, ruaj distancën, laj shpesh duart, ruaj veten, ruaj të tjerët,”-apeloi Manastirliu.

Në vijim të fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për përdorimin e maskës mbrojtëse, këngëtarja Julka Gramo tha se përdorimi i maskës mbron veten dhe familjarët tanë.

“Unë mbaj maskë të mbroj ty, kështu që të lutem më mbro edhe ti mua. Le të mbrojmë njëri-tjetrin, të mbrojmë familjet tona, të mbrojmë edhe të tjerët. Nëse unë dhe ti mbajmë maskë rreziku i transmetimit të virusit sipas disa statistikave që unë pashë sot ishte vetëm 1.5%,”- thotë Gramo.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nana: 04/07/2020 20:52

    Mire thua o Reagimi!? Se shpesh shikoljme ne tv emisione qe bejne autogol, por une e mbeshtes me mes teorik qe ju drejtohet te rinjeve , i shikojme me veprime indiferente te cilat cojne uje te virusi , te moshuarit ruhen dhe ne darke ja servir djali , nipi a dikush tjeter dhe padtaj pati semundje shoqeruse. Beni kujdes o te rinj e te reja se edhe juve ju ben sakat , me probleme serioze leni " pleqetine,, ti marre lume

    Përgjigju
  • Reagimi: 04/07/2020 14:10

    O Julka, po atë maskën, vëre moj vajzë. Ç’kuptim ka që e mban në dorë. Vëre, se ndryshe kot ky mesazhi yt e i Manastirlliut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?