TIRANE- Shqipëria pritet të ketë një fluks të shtuar të turistëve në krahasim me vitin e kaluar, dhe bizneset tashmë janë përgatitur për ti mirëpritur në këtë sezon por problem mbeten kapacitetet akomoduese.
Dhe rritja e këtij fluksi turistësh I gjeti të papërgatirur duhej të kishim më shumë njësi akomoduese’ thotë kreu i shoqatës së hoteleri turizmit, Zak Topuzi në një intervistë për ‘studio live’ sot në Report Tv.
“Jemi përgatitur për një fluks gati 30% sesa vitet e kaluara, por kemi 40% më shumë turistë krahasuar një vit më parë. Muajt e fundit kanë kapur 60%. Sigurisht kapacitetet akomoduese janë të pakët dhe rritja e këtij fluksi të menjëhershëm i gjeti të papërgatitur. Shqipëria duhej të kishte më shumë. Ndoshta në strategjinë që po hartohet nga qeveria 2024 – 2030 do të parashikohen dhe ndërtimet e resorteve e hoteleve të mëdhaja.
Për të sjellur si shembull domosdoshmërinë e ndërtimit të këtyre resorteve, Topuzi sjell dhe një shembull
Krahasuar me Malin e Zi, Shqipëria ka 2 herë më pak kapacitete akomoduese, ndërsa ka 1/3 e territorit, dhe 1/3 e vijës bregdetare që ka Shqipëria’ tregon Topuzi duke nënvizuar se ‘rritja e kapaciteteve akomoduese është detyrë që shtrohet për të shfrytëzuar maksimalisht natyrën e ditët me diell të Shqipërisë’
Po fuqia punëtore?
Mbetet një krizë globale jo vetëm për Shqipërinë por duhet të merren masa.
'Shtrirja e sezonit turistik. Nuk mund të kesh punonjës të kualifikuar e standarde nëse ke punonjës sezonal" thotë Topuzi duke shtuar se I ka propozuar qeverisë masat. Një nga iniciativat ishte të subvenciononte me bursa studentët që shkojnë në shkollën e turizmit e cila është mbështetur nga qeveria.