Politikë

Shumica vijon që të dënojë dhunën nga opozita

12 Maj 2019, 16:37| Përditesimi: 12 Maj 2019, 16:41

  • Share

Vijojnë reagimet nga shumica pas protestës së dhunshme të opozitës mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë, Parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ora 20:19
Sulmi ndaj Borchardt, Hodaj: S'flet në emër të tij, edhe për një 'Twitter' merr leje në Vjenë

Zv/ ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ishte i ftuar në studion e Report Tv pas protestës së dhunshme të opozitës mbrëmjen e kaluar.

E ndërsa dënoi aktet e dhunës, ai u ndal te parulla kundër ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt, pasi ky i fundit reagoi ashpër kundër opozitës për përplasjet.

Opozita e akuzon për qëndrime personale të tij në favor të Ramës, por Julian Hodaj mendon ndryshe.

"Kam punuar 11 vite për OSBE dhe e di si funksionojnë gjërat. Qëndrimi nuk është i ambasadorit, por  organizatës.

Edhe një Twitter (postim në rrjetet sociale) i thjeshtë duhet të shkojë në Vjenë për të marrë dritën jeshile. Nëpunësi nuk mban qëndrime personale. Me vjen keq që sulmohen ambasadorët" tha ai.

Ora 16:40
Protesta/ Braçe: Or budalla, ka jetë përtej dhunës


Zv/ kryeministri Erjon Braçe nga Divjaka ka përcjellë një mesazh pas protestës së dhunshme mbrëmjen e djeshme. “Sepse ka jete pertej dhunes! Sepse ka pune pertej partise,  qellimeve te saj, pushtetit! Sepse ekonomia eshte mbi gjithcka or budalla!

Kjo eshte ekonomia e gjelber, e bukur, e njerezve te zakonshem qe e duan token, punen me te, produktet e saj. Ky eshte viti i trete ne rradhe qe Puna Vlen, Cmimet Jane Stabilizuar, Te Ardhurat Po Rriten!" deklaron Braçe.

Komento

Komente

  • Xhela: 12/05/2019 20:47

    Gabim taktik protestuesit duhet te ishin ne surrel te shtepija Rames RAMA IK

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?