'Shuplakat'/ Ish kryeministri Gruevski shpallet fajtor dhe dënohet me 1 vit e 6 muaj burg

29 Shtator 2020, 15:18| Përditesimi: 29 Shtator 2020, 15:21

  • Share

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski dhe ish-ministri i Transportit Mile Janakievski janë shpallur sot fajtor për akuzat e ngritura ndaj tyre në rastin e dosjes “Shuplakat”.

Gruevski u dënua sot në mungesë me një vjet e gjysmë burg për porositje të dhunës në komunën Qendër në vitin 2013 ndërsa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vjet burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.

Sipas akuzës, ish-kryeministri Nikola Gruevski e kishte porositur Mile Janakieskin që të organizojë sulm ndaj ish-këshilltarëve të opozitës së atëhershme LSDM, duke e përcjellë në opinionin sulmin si protestë qytetare nga revolta për vendimin për prishjen e një kishe në Qendër, edhe pse një pikë të tillë në rendin e ditës gjatë mbledhjes së këshillit nuk ekzistonte.

Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.

Ish-kryeministri Nikola Gruevski u arratis nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Hungarisë, vend në të cilin kërkoi azil politik me pretendimin se i rrezikohej jeta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?