Foto ilustruese

'Lumë' golash në Kupën e Shqipërisë, Bylis dhe Laçi nuk kursehen, vuan Teuta

11 Tetor 2022, 15:01| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 15:58

  • Share

Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar ndeshjet e kthimit në raundin e parë. Në Ballsh, Bylis ka fituar me përmbysje 7-1 me Pogradecin. Të parët që kaluan në avantazh ishin liqenorët me Blacerin, teksa më pas Ferreira Souza me tripletë dhe Sousa me dopietë do vendosnin gjithçka për djemtë e Bellai. Vend edhe për Atshimene e Hodo që vendosën emrin te goleadorët.

Në sfidën tjetër, Teuta mundi 2-0 Luzin. Në "Niko Dovana" vendosi goli i Karabecit në të 55 minutë dhe Hebaj në fund, me "Djemtë e Detit" që vuajtën edhe në përballjen e dytë me Luzin.

Më herët Laçi fitoi 5-0 me Devollin. Me rezultatin e përgjithshëm 7-0, kurbinasit vijojnë më tej duke treguar superioritet ndaj skuadrës së Kategorisë së Dytë. Golat për skuadrën e Vukicevic u shënuan nga Prengaj në minutën e 23, Babtunde në minutën e 36 dhe Geci në të 38. Me rezultatin 3-0 në pjesën e parë, bardhezinjtë u treguan të qetë dhe konkretë në 45 minutat e dyta duke shënuar edhe dy gola të tjerë me Gecin dhe Babatunden, teksa lojtarët realizuan dopietë. Tanimë Laçi do e ketë mendjen nga çifti Tomori - Burreli, për të mësuar kundërshtarin në turin e radhës.

Laçi 5-0 Devolli (Prengaj 23', Babatunde 36', 71', Geci 38', 66')

Bylis 7-1 Pogradeci (Ferreira Souza 15', 24', 33' Encarnacao Sousa 27', 82', Atshimene 55', Hodo 89' / Blaceri 4')

Teuta 2-0 Luzi (Karabeci 55', Hebaj 89')

Ora 15:50
Kupa e Shqipërisë/ Teuta kalon me vështirësi Luzin, Bylis 'tenistik' me Pogradecin

Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar ndeshjet e kthimit në raundin e parë. Në Ballsh, Bylis ka fituar me përmbysje 7-1 me Pogradecin. Të parët që kaluan në avantazh ishin liqenorët me Blacerin, teksa më pas Ferreira Souza me tripletë dhe Sousa me dopietë do vendosnin gjithçka për djemtë e Bellai. Vend edhe për Atshimene e Hodo që të vendoste emrin te goleadorët.

Në sfidën tjetër, Teuta mundi 2-0 Luzin. Në "Niko Dovana" vendosi goli i Karabecit në të 55 minutë dhe Hebaj në fund, me "Djemtë e Detit" që vuajtën edhe në përballjen e dytë me Luzin. Sfida e parë mes tyre ishte mbyllur 0-0, teksa trajneri Shkëmbi sheh të kalojë më tej.

Bylis 7-1 Pogradeci (Ferreira Souza 15', 24', 33' Encarnacao Sousa 27', 82', Atshimene 55', Hodo 89' / Blaceri 4')

Teuta 2-0 Luzi (Karabeci 55', Hebaj 89')

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?