Mario Balotelli

Si asnjëherë më parë, Balotelli 'shpërthen' ndaj Federatës: Nuk e di ç'lloj mafie është

8 Nëntor 2022, 17:57
  • Share

Sulmuesi i Sion në Zvicër, Mario Balotelli ka shpërthyer kundër Federatës së Futbollit në këtë vend. Në një reagim në kanalet e komunikimit, sulmuesi italian nuk është kursyer me fjalorin. Ndërhyrjet e ashpra në fushë, racizimi nga tifozët dhe faullet e munguara kanë bërë që numri 45 të jetë i ashpër në reagimin e tij ndaj arbitrimit. Në merkaton e verës Balo la Turqinë dhe u bashkua me Sion në Zvicër, teksa klima jo e mirë dhe zënkat e sulmuesit mund të sjellin largimin e tij në janar nga Sion.

"Nuk e di se çfarë lloj mafie janë, por më besoni, lojtarët si unë nuk janë krenarë që janë në një ligë ku mbizotëron padrejtësia, korrupsioni dhe paaftësia. Futbolli është një punë dhe si e tillë ne të gjithë duhet ta marrim seriozisht, përfshirë edhe gjyqtarët. Nuk do të vazhdoj të rrezikoj shëndetin tim në fushë pa u mbrojtur nga faullet e kundërshtarëve dhe ofendimet e tifozëve. Bota duhet të shohë këtë ligë dhe të shohë turpin që po ndodh. Kam bërë një gabim dhe do ta paguaj. Federata bën një gabim… do ta paguajë? A bëjnë gabime gjyqtarët? Duhet ta paguajnë”, ka shkruar në rrjetet sociale futbollisti italian.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?