Në Komisionin hetimor për TIMS, PS e PD nuk ranë dakord për të çuar një raport përfundimtar të harmonizuar për të ju drejtuar më pas Parlamentit për votim.
Pro idesë për të bashkuar dy raportet në një të vetëm, votuan 5 deputetë, ndërsa kundër propozimit të Salianjit kanë votuar në bllok të gjithë deputetët e PS-së.
Megjithatë PS e PD bashkuan votat për të marrë një rrogë shpërblim, për shkak të orëve të zgjatura në punë.
“Duke ju falënderuar për punën, propozimi është për të marrë një vendim të ndërmjetëm për të marrë një pagë shpërblim për shkak të orëve shtesë”, tha Salianji, propozim i cili u miratua pa replika dhe me duart lart pa hezitim nga të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor.
Lajmi kryesor:
Mbyll punën komisioni i ‘TIMS’, me votat e mazhorancës miratohet vetëm raporti i PS! Salianji: Policët u kanë shitur të dhënat grupeve kriminale
S.G/ReportTv.al