Kronikë

S'i dhanë mjekimin e duhur, 36-vjeçarja nga Shijaku ndërron jetë, në hetim dy mjekë

20 Gusht 2020, 18:52| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 20:30

  • Share

TIRANE-Një 36-vjeçare nga Shijaku ka ndërruar jetë mbrëmë në spitalin e Durrësit, ndërsa për rastin janë në hetim dy mjekë, pasi akuzohen se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur. Në hetim në gjendje të lirë janë vendosur M.S. 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S. 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me  detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Policia thekson se procedimi ndaj mjekëve ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur 36-vjeçares Margarita Keci nga Shijaku, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën  Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë. Pas rëndimit të gjendjes, mbrëmë ajo është dërguar  në spitalin rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Mjekët në spitalin e Durrësit i kanë bërë eco, skaner si dhe serume por pas 2 orësh ajo ka ndërruar jetë. Mjekët nuk kanë qenë në gjendje që të përcaktojnë diagnozën. Viktima kishte 3 ditë e sëmurë dhe kishte të vjella. Tashmë pritet që të bëhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim në polici, e cila ka referuar materialet në prokurori për mjekim të pakujdesshëm. Sot oficeri i policisë gjyqësore ka tërhequr nga spitali i Durrësit kartelën e saj.

Komento

Komente

  • sapa: 21/08/2020 08:55

    Kriminelet me bluza te bardha vazhdojne aktivitetin e tyre prej 30 vitesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?