Në foto Dua Lipa me të dashurin dhe Elvis Naçi me bashkëshorten

Opinion

Si dita me natën, të dua Dua, të neveris Elvis!

24 Korrik 2021, 17:24| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 17:32

  • Share

E bukura, e talentuara, modestja artiste e famshme shqiptare Dua Lipa çdo minutë fiton rreth 2 paund, rreth 3000 lekë. Madje edhe kur fle fitimi i saj nga shkarkimi i këngëve, videot në youtube, postimet në rrjetet sociale, interesat bankare...nuk ndalet. Është e famshme në gjithë botën, e talentuar, milionere. Dje zbriti në Tiranë dhe kudo ku shkoi në takime a pritje nuk kishte me vete as salltanete e as roje sigurie. Veshur estetikisht lirë dhe bukur.

Elvis Naçi, një mësues historie në profesion i konvertuar në bamirës fetar nuk këndon por aktron mjerisht amatorisht. Qan kur mileti qesh dhe qesh kur mileti vuan. Ndryshe nga Dua Lipa, Elvisi nuk bën asnjë punë por avitet rrugëve me makina të shtrenjta të blinduara, me 5 roje sigurie, me kameramanë, fotografë, këshilltarë, duartrokitës, me sistem kamerash në zyrë, në shtëpi, në xhami.

Blen rroba të shtrenjta, ekspozon luksin në rrjetet sociale si të jetë djalë prokurori, mbledh lekë për hallexhinjtë por një pjesë e shpenzon për dukjen bashkëshortore duke kompensuar adoleshencën dhe rininë e tij mbushur me halle e brenga.

Dua Lipa erdhi dje në Tiranë, dhuroi paratë e saj për ndërtimin e nje shkolle, qeshi modestisht dhe nuk aktroi, nuk u mburr, nuk qau, nuk ulëriti, nuk kërkoi vëmendje.

Elvisi i Naçajve nuk punon, nuk firmos në asnjë bordero, ti merr ty lekët për bamirësi, del 8 herë në televizor 7 ditët e javës, aktron shëmtuar madje nuk të le të qash as kur ti dhuron lekët e tua për fukarain. Vetë qan madje vetë përlan edhe lekët edhe vëmendjen...

Në foton ilustruese këngëtarja miliardere me një kanotiere të thjeshtë, bamirësi i papunë me shapka plazhi të markës Diesel.

Ndaj nuk bëhem pishman kur bërtas: Dua të dua, Elvis të neveris!

Komento

Komente

  • Guxim Hoxha: 26/07/2021 21:52

    Per sa i perket shendetesise keme 30 vjet ndryshim sistemi nga Komunizem ne democraci Po qe se fjala eshte e mjaftueshme dhe para demokracise numra nuk benin as mjeket as mamite e as infermjeret kur qeverinr e pare e mori vete doktorri dhe e la Shqiperine te rrotullohej sipas qefit e qeverite e tjera gjithashtu hyn e dil bej e ler lemsh dhe kaq pak per Shqiperi Kosove e Maqedoni qe perpiqet te bej Elvis Naci keni ankesa???? Po keta qeveri qe hyjne e dali e bejne gallat me nje popull te tere nuk duhet te bejne fare??? Po ik or idiot komentesh var nje gur ne qafe e shko mbytu,,,

    Përgjigju
  • Emigrant Luksi: 25/07/2021 05:38

    Une mund flas ca kam pa me syte e mie. Kam pa kalamaj me skolioz te lene ne meshire te fatit nga "shendetsia" ne shqiperi qe jane ndihmu nga Elvis duke shfaqur rastin e tyre dhe duke na dhene mundesine ti ndihmojme (ne emigrantet qe e kemi bere veten tone dhe tani japim lek extra per shqiptaret ne nevoje). Elvis Naci nuk po i merr leket me zorr askujt ndryshe nga shteti shqiptar qe na taksonte kot dhe na shperdoronte djersen. Tani qe jemi jashte qe na takson gjermania "60%" (haha posi jo), na dalin dhe leket me ndihmu shqiptaret. Kujt tja japim qe te na ndermjetsoj sipas jush lexues te shqiptarja, qe jeni njerez te arritur te tere besoj?

    Përgjigju
  • Boku: 24/07/2021 20:45

    Aaa te lumte goja sa mire ia ke thene. Po kapni mo njerez ndonje hallexhi qe keni afer dhe jepjani leket ne dore, pse i kaloni nga palo hoxha qe u mban tvsh

    Përgjigju
  • Suela: 24/07/2021 20:10

    Ti o robo qe e ke shkruajtur kete artikull ,ku e morre vesh qe Dua Lipa nuk mburret dhe nga ana tjeter na tregon per bamiresine e saj ?e ke degjuar Elvisin te mburret? Thjesht eshte transparent . Te merremi tani sa leke i bejne rrobat? Tjetrit shikoji punen jo gunen .

    Përgjigju
  • Mirela: 24/07/2021 17:54

    Perfekt mire e thu, Elvis naci nje mashtrues i pa pam. Ku jeni o shqiptar qe jepni miliona a nuk mundeni me gjet ju nevojtar edhe blenji shpin ose dhuroni lek a ca te doni. Po e bani kte Hoxhen nji nga ma te pasunit ne shqipni o njerz puntor ca bani kshu.

    Përgjigju
    • Suela: 24/07/2021 20:06

      Me pak fjalë ti Mirela po u thua shwiptarëve te mos i ndihmojnë njerzit që kanë nevoj , numëro sa njerëz janë bërë me shtepi dhe sa njerez jane kuruar jashte shtetit pastaj hajde dhe shkruaj budallalliqe. Nese komenton nisu nga vetja jote ,te pakten mendo pozivitet, Elvis Nacit zoti ja bëfte drite rrugën dhe shqiptareve ua shpërblefte zoti. Klm

  • Cimi: 24/07/2021 17:34

    O Bled Sa per foton , Dua eshte me kanatiere burberry Elvisi dihet qe eshte pak fare hajdut , po edhe ti s je me i mire

    Përgjigju
  • eri: 24/07/2021 17:04

    Elvisi cdo gje e ben per hir te Allahut nuk e ben per fame ai thjesht ndihmo nevojtaret

    Përgjigju
    • Blerim: 12/06/2022 20:10

      SubhanAllah, ai asnje nuk e detyroi te dhuronte, te gjithe dhuruan se duan, e tash merreni me sa para i blen ai rrobat?? Popull patetik, me ble shtrejt mashtrues , me ble lire lypsar ...ju gjithmon keni me gjet nje te met...edhe te vet Allahu , lere më tek njeriu. Sa per ju qe e mohoni punen e tij, beni vet me mirë se ai ...Ju deshiroj me te mirat nga Allahu S.W.T. e gjithashtu deshiroj qe ju te lexoni Surah Ta Ha versi 114.

    • Rrumpallistan: 24/07/2021 19:57

      Po mor analfabet! Ti je viktima e tij perfekte! Bamiresia behet me leket e tua, jo me leket e te tjereve! Gzuar RAMAzonin

    • Hahaha: 24/07/2021 19:03

      Patjeter edhe xhupat e rrobat mbi 500 euro per allahun i blen.

  • gimi: 24/07/2021 16:25

    si e ke vizatu elvisin o mane, fiks sic eshte ai dhe te ngjashmit e tij, lali eri psh

    Përgjigju
    • xhulio: 24/07/2021 19:21

      FIKS VLLA

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?