Si do bëhet përzgjedhja e kandidatëve, zëdhënësja e PD Ina Zhupa: Fushata ka nisur, 20 Qershor- 15 Shtator, faza e parë e përzgjedhjes së tyre

13 Qershor 2020, 18:28| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 19:02

  • Share

Zëdhënësja e partisë Demokratike Ina Zhupa ka sqaruar në një intervistë për Report Tv sesi do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet vendore dhe qendrore nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Ajo thotë se periudha nga 20 qershori në 15 shtator do të jetë vetëm faza e parë e përzgjedhjes së tyre, pasi më pas vendimet do të merren nga organet e larta të kësaj force politike.

Platforma është e tillë ne kemi një afat nga 20 Qershor në 15 Shtator që është faza e parë, e përzgjedhjes së kandidatëve. Pasi të mbarojë kjo fazë pasi ky nuk është një vendim individual që mund të merret nga askush, do të jetë kryesia e Partisë Demokratike dhe organet e larta si Këshilli Kombëtar do të marrin vendimmarrjen e ndarjes nëpër zona, e personave përgjegjës në zonat  elektorale që të nisë fushata në terren, vendim që do të merret nga strukturat e PD në bazë të Statutit”, sqaron zëdhënësja e selisë blu.

Nga mbledhja me Kryesinë më 7 Qershor kryedemokrati Basha u tërhoq nga plotfuqia e listave të kandidatëve për deputetë, për të cilën mori kritika të forta në zgjedhjet e 2017-s. Ai i propozoi kryesisë nisjen e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit te kandidaturave për zgjedhjet parlamentare dhe vendore, duke ndezur kështu motorët për përgatitjen për fushatë.

I.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lavdosh: 13/06/2020 19:05

    u katandis kaposhi nje thele. Pasi premtuan modelin anglez, dhe premtuan votimin ne baze e kthyhen prape tek vendimin e merr kryesia a Partise dhe Keshilli Kombetar, me fjale te tjera kunati dhe 500,000 Euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?