Kryesocialisti Edi Rama ironizoi Luçiano Boçin, drejtuesin politik të PD në Shkodër, teksa iu drejtua qytetarëve qyteti s'mund të bëhet madhështor me "Luçiano fake Pavarottin".
Rama tha se demokratët e Shkodrës më mirë të rrinë në shtëpi më 11 Maj sesa të mbështesin "Luçiano fake Pavarottin".
“Fitoi primaret e gjithë Tiranës, doli i pari? Ku është? Nuk është as në listë, unë e di ku është. E ka ngrënë bufi. Iku. Kryetarja e PD në Sarandë fitoi Primaret, ku është? E hëngri bufi, dhe çoi një kukumjaçkë nga Tirana atje. Dash Sula. E njihni gjelin e detit të Peqinit. Fitoi primaret absolut, ku është? Të paktën del nëpër TV se bufi se ha dot atë se nuk është zot kënete, jo gjel deti. E tha ai, unë jam gjel. Edhe kur e mbysin është krenar. Erdhi këtu Luciano fake Pavarotti dhe drejton grupin dhe ça do të bëjë?
Shkodrën madhështore me Luçiano fake Pavarottin nga Elbasani? Si bëhet kjo? Nuk e di. Shpresoj që demokratët e Shkodrës të dielën të rrinë në shtëpi të dëgjojnë Pavarottin e vërtetë dhe të mos shkojnë fare me votuar. Për të mos iu ardhur turp nga vetja se nesër këtë pasaportën evropiane do t’ua japim ne, siç po ua japim Shkodrën mbrapsht, që ua mori bufi, që mbeti e fundit për turp dhe që njëherë i besuam këtij budallait këtu, bashkë me Benetin, që e thashë, nga të paktat fare mbetje të riciklueshme të PD dhe ja ku jemi sot. Qytet tjetër në energji, optimizëm dhe besim. Ku bënte vaki të bëje miting në Shkodër?”
Lajmi kryesor:
Rama: Shkodra jo më peng i dy njerëzve, Enverit e Berishës! Si bëhet qyteti madhështor me Luçiano fake Pavarottin? Diaspora do t'i japë shuplakën më të nxehtë kënetës
Xh.D/E.H/ReportTv.al
