'Si do e çlirosh me 700 mijë lekë taksa?' Basha përplaset me gazetaren, s’dalin llogaritë, Liperi: Kam parë faturat, asnjë biznes s’paguan kaq (VIDEO)

17 Tetor 2020, 07:47| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 13:26

  • Share

Lulzim Basha i ka shumë problem shifrat, duke shënuar gafë pas gafë. Por duke qenë se deri më tani në studiot televizive apo në konferenca shtypi nuk ka pasur përballë gazetare ekonomie, këto gafa kanë mbetur në fazen e lapsusit 7X7=42.

Ne “Zone e Lire” ka pasur nje gazetare veterane te ekonomise qe e njeh me themel kete sektor, njeheresh drejtuese e revistes ekonomike “Monitor”!

Basha ne perpjekje per te thene se po lehteson biznesin nga taksat, ka marre pergjigjen e Liperit se Rama e ka hequr fare per biznesin e vogel. Ndersa Basha premton uljen ne o.5%.

Pjesë nga biseda:

Ornela Liperi: Për taksimin, unë nuk e di si i keni bërë llogaritë, por mua më del që bizneset do të pagujanë më shumë më këtë mënyrë

Lulzim Basha: Jo

Ornela Liperi: Po, mua kështu më del

Lulzim Basha: Jo, pra, ja t’jua sqaroj…

Ornela Liperi: Atëherë sipas premtimit të Ramës, çdo biznes që bën deri në 140 mijë euro në vit xhiro, nuk do të ketë tatim fitim.

Ndërsa Basha thotë do ta tatoj 0.5 % të xhiros. Ndërsa sot nuk po paguan asgjë. Jua heq këtyre që marrin rroga të mëdha dhe jua rrit atyre të vegjëlve.

Lulzim Basha: Mungon një gjë thelbësore, në propozimin tim që është kopjuar keq. Se është kopjuar keq, propozimi im është kopjuar keq.

Ornela Liperi: Rama e ka hequr fare

Lulzim Basha: Nuk e ka hequr fare. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me bizneset. Sghpeshehrë dhe në praninë e medias. Mjaft të dalim sot tek një biznes në rrugë dhe ai do të thotë që paguan taksa. Paguan taksa bashkiake dhe gjobat dhe ai ka frikë të shkojë të hapë qepenin.

Ornela Liperi: Gjoba nuk ka lidhje, por flasim për taksat.

Lulzim Basha: Ka një zgjidhje integrale. Dua ta them shtruar. Biznesi i vogël pa taksë është një gënjeshtër e Edi Ramës. Çdo biznes torturohet me taksa. Çdo biznes paguan 3-7 herë më shumë detyrime ndaj bashkisë se sa kur paguante deri në vitin 2015.

Nesër nuk do të përballen më me inspektorë. Nesër do bëjmë që biznesi nuk do përballet më me 10 lloje inspektorësh, por do ketë detyrim vetëm 0.5% të xhiros vjetore. Biznesi më i madh ndër të vegjlit do paguajë maksimumi 700 mijë lekë të vjetra në vit.

Kush i paguan rregullisht, i vendoset një pullë fiskale në hyrje të dyqanit dhe nuk do të shohë më presion tatimorësh apo inspektorësh. Asnjë cent më shumë, i bëjmë me laps në dorë.

Ornela Liperi: Nuk arrij ta kuptoj. Si do çlirohet kur do paguajë 700 mijë lekë në vit?

Lulzim Basha: Po do çlirohet pra…varet nga xhiro

Ornela Liperi: Po jo se sot s’paguajnë aq, unë kam faturat e bashkisë…paguajnë 75 mijë lekë. Në Tiranë të paktën.

Lulzim Basha: Të reja?

Ornela Liperi: Të vjetra..unë i pashë po them. Kam parë faturat

Lulzim Basha: Po taksa e shkollës?

Ornela Liperi: Po janë të gjitha…pjesa më e madhe e biznese të Tiranës nuk kanë reklama. Pjesa më e madhe paguajnë 75 mijë lekë të vjetra, korrupsionet janë diçka tjetër.

Lulzim Basha: Korrupsioni është gjithçka.

Ornela Liperi: Ne po flasim për taksat zyrtare./TemA

Debati ne studio

VIDEO/ Gafa me taksistin për taksat vjetore

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 17/10/2020 12:45

    Po kur ishte kamarjer si dilte me llogarine ne fund tedites luli? Ky ka qene ndonjeher ne shkolle apo ka shit hashash ne roterdam te lagjia e turqve se dhe mbiemrin turk e ka

    Përgjigju
  • A...Zh: 17/10/2020 09:58

    Respekt per gazetaren Liperi, pasi Luli dihet!

    Përgjigju
  • Ariani: 17/10/2020 09:53

    Po deri kur mo me keto lek te reja dhe te vjetra sikur flasim per valuta të ndryshme?!

    Përgjigju
  • Luli: 17/10/2020 09:13

    E coni ne klasen e pare te mesoj shifrat

    Përgjigju
  • Sefer daja: 17/10/2020 09:08

    Ajo znj.Liperi genjen.ka biznese te vogla qe paguajne deri ne 50.000 lek ( ne vit )takse pastrimi.taksa e inf.shkollore eshte 4.000 lek( e pagujm dhe ne biznes dhe ne shtepi pra 2 here! 70.000 eshte maksimalja kur ben xhiro prej 14.000.000 lekesh Taksa e hapsires publike ( ne Tirane) shkon nga 200 deri ne 1500 lek per m2 ne muaj!!! Si biznes i vogel( me tvsh, xhiro vjetore5200000 ) paguaj keto taksa: 15% tatim qera,20% tvsh per ujin dhe dritat,7.5% tatim fitim, 20% tvsh per çdo artikull te shitur( pas fitimit),18.000vjetore taksa pastrimit,4.000 arsimi,sigurime shoqerore,kontrata e mirmbajtjes se kases,ekonomistja ,( kam 8 m2 hapsir publike dhe i paguaj bashkise 12.000 lek ne muaj pra 144.000 ne vit!!!)etj etj. Por ne Tirane pengese kryesore po behet bashkia me parkimet me pagese dhe me korsite e biçikletave qe po na i largojne dhe ato pak kliente!

    Përgjigju
  • Thanoja: 17/10/2020 08:56

    Akoma me bashen ju. Dhe ne komunizm taksoheshe

    Përgjigju
  • Endri: 17/10/2020 08:34

    LB nuk ben gafa por eshte thjesht mashtrues dhe hajdut. Dhe gjithsesi shteti po nuk i mori taksa sidomos bizneseve ku do t’i gjeje leket?!

    Përgjigju
  • Luli: 17/10/2020 08:22

    Po' eshte tope fare mavriu. Do che kryeminister ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?