Si do të jetë moti deri në fund të muajit prill, metereologia jep parashikimet

23 Prill 2019, 19:30| Përditesimi: 23 Prill 2019, 19:39

  • Share

Temperaturat e larta dhe rrezet e diellit nuk do mund ti shijojmë gjatë gjithë ditës, pasi reshjet e shiut do jenë prezente thuajse çdo ditë. Sipas meteorologes se Meteoalb Adiola Bani, reshjet nuk do të jenë intensive, por që do të jenë të pranishme deri në fund të muajit.

Bani: “Sa i përket temperaturave si pasojë e qarkullimit të masave ajrore me origjinë jugore kryesisht nga veriu i Afrikës ke patur rritje të ndjeshme të tyre, jo vetëm në vlerat minimale por edhe maksimale, gjatë mesditës maksimumi pritet të shënojë deri në 28 gradë celcius. Nuk janë vlera tipike të stinës që ne ndodhemi, por si pasojë e masave ajrore do të kemi temperatura të tilla”.

Më intensive reshjet e shiut do të jenë në zonat veriore, ndërsa sa i përket temperaturave ato do të kenë luhajte të vazhdueshme, duke bërë të mos jenë tipike të kësaj stine.

Bani: “Pritet që në ditët vijim rebeshët dhe reshjet afatshkurtra të vijojnë kryesisht në zonat malore të pjesës Lindore të Shqipërisë. Pjesa tjetër e territorit do të ketë edhe kthjellime edhe pse reshjet e shiut do të jenë deri në fund të muajit. Nuk do të jenë të vazhdueshme, do të jenë të karakterit lokal”

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë edhe në ditët e para të muajit maj, por me intensitet të pakët.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?