Top 24
Tirana

Si do transformohet lagjja te 'Selvia' (FOTO)

11 Qershor 2019, 10:28| Përditesimi: 11 Qershor 2019, 10:33

  • Share

Pas shembjen së ndërtimeve pa leje si lloto dhe bingo, si dhe çlirimit të bustit të heroit tonë “Vojo Kushi”, ka nisur puna për rehabilitimin e gjithë zonës tek Selvia. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Teksa publikon foto nga projekti i transformimit të zonës, Veliaj thotë se falë këtij investimi, e gjithë kjo hapësirë në kryeqytet do t’i kthehet komunitetit. Përpos çlirimit të bustit të “Vojo Kushit”, për të gjithë banorët e zonës nuk do të mungojë gjelbërimi, dhe hapësirat çlodhëse.

“Pas prishjes së ndërtimeve pa leje mbi bustin e Vojo Kushit, nis puna tek Selvia për t'ua kthyer komunitetit hapësirën e zaptuar e sigurisht për ta mbushur me selvi në vend të bingove, siç ka dhe emrin vendi. Ne #30Qershor, #TiranaQeDuam ”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.


Si do transformohet lagjja te 'Selvia'

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 03/07/2019 16:44

    Propozoj qe ne vend te bustit te Vojo Kushit te vihet ai i Ilir Metes fundi fundit ata nuk kane ndonje ndryshim nga njeri tjetrit. Njeri i hipi tankut dhe u vra kurse tjetri i hipi Monikes dhe u cmend

    Përgjigju
  • Gjergji: 14/06/2019 09:53

    Nderhyrje shume vonuar. kete vojo kushin me mire ta zevendesojne ,se kamunist dhe shok i enverit ishte. Ta vene emrin e Ana oxes ose Ermal metes qe po na nderojne.

    Përgjigju
  • 123: 11/06/2019 15:46

    Zgjero me shume trotuarin se nuk shkembehen dot 2 persona. Nje projekt duhet te kete dhe permasat e trotuarit etj.

    Përgjigju
  • 001: 11/06/2019 15:16

    Punen qe i takon ben po me shume hedh foto ne facebook dhe del ne Tv se ben pune

    Përgjigju
  • 007: 11/06/2019 13:20

    E mor ERJON ti po ben po kujt do i pelqej?????????????????????????? HALLALL LALI

    Përgjigju
  • WTF: 11/06/2019 10:59

    Shyqyr qe po e kthen ne identitet se ishte bo aty si me qene ne Kamzen e Xhelalit.

    Përgjigju
    • ufo: 11/06/2019 21:06

      Z kryetar i bashkise kjo qe po beni eshte shum shum e mire po ju lutem qe Pemen e selvise te shum shum vite te asajte lagje mos e luani sepse djal i lagjes saraceve jam dmth djal Selvie dhe shiko pak me mbrapa sepse njerzit kane nevoje dhe per nje shtepi ose me sakte me gjith ate toke aty do dalin sezben 7 pallate te mira dhe kend lojrash si per korcen menduat mendo dhe per rrugen e saraceve hidhi nje sy shiko shtepiat atje,,

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?