Torta më e shtrenjtë në botë ka kushtuar 1 milion dollarë dhe është krijuar në Dubai.
Debbie Wingham është krijuesja e kësaj torte, e njohur si dizenjatorja më e shtrenjtë në botë, për shkak se ajo krijon kryevepra 50 milion dollareshe.
Torta ka formën e një nuseje me vello të bardhë.
Gjatësia e saj është 1.82 centimetra dhe peshon 120 kilogramë.
Përbëhet nga 1000 vezë dhe 20 kilogramë çokollatë, për ta përgatitur tortën.
E gjithë torta është e ngrënshme dhe është e mbuluar me 50 kilogramë dantellë ëmbëlsuese.
Çdo detaji i është kushtuar rëndësi dhe çdo gjë është ndërtuar me dorë.
5 mijë lule janë përdorur për ta dekoruar dhe është dashur 5 ditë për ta përfunduar.
Po ashtu kanë përdorur edhe dekorime të vërteta të pa ngrënshme si perla dhe diamante që kanë kushtuar 200 milion dollarë.
Komente
