Kryeministri Edi Rama

Politikë

Berisha 'non grata', Rama: Po të influencohej dhe blihej SHBA, do ishte njësoj si ne! Berisha simbol i turpit të përbashkët që e kemi mbajtur për 30 vite

27 Shtator 2021, 22:37| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 00:47

  • Share

Kryeministri Edi Rama në 2019 i drejtoi një pyetje Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit se "a e kalon dot kufirin për të shkuar në SHBA?" I pyetur në emisionin Open se nga e dinte që atij ishte i ndalur hyrja, Rama u përgjigj shkurt se "për shkak të detyrës di dhe gjëra të tjera".

Duke mos dashur të komentojë vendimin e DASH për shpalljen e Sali Berishës 'non grata'  pasi kjo do të politizonte çështjen brenda vendit, Rama zgjodhi t'u jap përgjigje akuzave të Berishës se "Rama së bashku me George Soros kanë lobuar në Departamentin e Shtetit kundër tij'.  Rama tha se SHBA nuk blihet nga asnjë forcë në tokë, pasi nëse do të blihej atëherë do të ishte njësoj si ne dhe të gjithë vendet e tjera dhe jo një superfuqi.

" Nuk kam asnjë koment sepse shpallja është e qartë dhe çdo koment e politizon këtu brenda dhe kjo nuk është politikë e brendshme.  Sikur SHBA dhe DASH të funksiononin me lobime imagjino se sa diktatorë më arka me flori mund të kishin blerë Amerikën deri tani, por ata janë ato që janë sepse nuk i blen dot askush. Ata mund të blejnë, por për ti blerë nuk ka fuqinë në këtë tokë për t'i blerë. Lobimi atje është vetëm fotografi me ca kongresmen  e senatorë por kompani të çon e ndonjë artikull, por lobim i DASH??? Nuk funksionon kështu , pasi në të kundërt do të ishin si ne dhe si gjithë të tjerët, nuk do ishin superfuqi", tha Rama.

Rama e konsideroi Berishës si simbol të turpit të përbashkët për të gjithë ne që e kemi mbajtur për 30 vite

“Kam shumë keqardhje për atë zotërinë të them të vërtetën që e kemi mbajt 30 vjet vërdallë. Është një simbol i turpit tonë të përbashkët që e kemi mbajtur 30 vjet, i atyre që e kanë mbajtur se unë kam bërë çmos që ta shkul dhe më në fund ia dola.

I pyetur se cilin preferon si kundërshtar, Berishën apo kryedemokratin Lulzim Basha, Rama tha se sherri në Partinë Demokratike është një sherr brenda një familjeje të shthurur dhe nuk ia vlen të merresh me të.

"S’kam asnjë preferencë për kundërshtar, është një sherr i një familjeje të shthurur,”- tha Rama.

Ndërsa ai përket akuzave të hedhura ndaj Soros, Rama, i cili është mik me të, tha se shqiptarët duhet t'i jenë mirënjohës pasi pas viteve '90 ka investuar në vend 100 milionë dollarë dhe ka ndihmuar në shkollim e jashtë të qindrave të rinjve shqiptarë. Rama tha se Berisha nuk është fare në 'radarin' e Soros dhe se akzuat se ka dashur të ndja Kosovën ndalin vetëm nga mendje "që e kanë gramaturën e inteligjencës më të vogël se të fëmijës".

"Miliarderi Soros e njeh Berishën si emër, se kush është, por nuk e ka në asnjë radar të tijin. Shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Soros. Fakti që me fondacionin e Soros janë ndërtuar dhe rindërtuar 275 shkolla, 100 mln dollarë të investuara në vitet 90 dhe pas vitit 97. Janë në inventar shkollat dhe janë shkolla që i kanë rezistuar tërmetit 2019. Fondacioni Soros ka diplomuar janë 700 shqiptarë dhe kanë dhënë mbështetje për pandeminë  tërmetin, ndërsa në investimin e reformën në drejtësi dhe në diskutimin e  tij ka qenë e qartë se unë do të mbështes këtë reformë për të lehtësuar komisionin ad hoc të reformën për pagesat e konsulentëve të huaj që do merren, ata nuk i ka marrë Soros, por ekspertët e huaj nuk i ka sjellë ai, por komisioni. Unë e quaj vetën mik dhe jam krenar dhe e kam thënë  mik edhe kur në shtëpinë e  bardhë ishte Trump. Unë jam mik edhe me Orban dhe Erdogan dhe ata e dinë miqësinë time me Soros. Çfarë kam fituar unë? Zero, në jetën politike, në jetën e mëparshme, në një udhëtim, në një bursë apo kështu, kam marrë dhe unë fitimin tim. Plani që Geroge Soros paska plan për të ndarë Kosovës janë legjenda kreshnikës për njerëz që e kanë gramaturën e inteligjencës më të vogël se të fëmijës. Si do ndahej Kosova mçeftas? Si e frenuan? Ku do shkonte plani? Do ndahej natën? Deri në mëngjes do ishte e ndarë?", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Forcat Speciale në Kosovë e kanë bërë punën e tyre në veri, tani të tërhiqen! Show me tankët serb të mbyllen! Palët të dialogojnë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?