Sali Berisha

Si e don… Rama

25 Dhjetor 2023, 09:43| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 09:49

  • Share

Deputetët opozitarë të mbledhur rreth Rithemelimit dhe Berishës ka kohë që kanë përqafuar një formë në dukje ekstreme të obstruksionizmit parlamentar, duke mos lejuar zhvillimin e seancave dhe mbledhjeve normale të komisioneve.

Nga bojkoti te pengimi; nga djegia e mandateve te ca flakëza “spontane” në sallën e Kuvendit si provëza dhe testime të një djegie më të madhe. Po ta mundësonin kushtet e brendshme e të jashtme.
Kjo është trajektorja e aksionit opozitar të Rithemelimit.

E njëjta retorikë, si përherë këto dhjetë vite, ku “Rama” si targeti dhe emri përmbledhës në shënjestër të aksionit përfaqëson hëm zmadhimin e gjithë kundështarëve të Berishës në SHBA dhe BE, hem zvogëlimin e tyre për nevoja të komunikimit dhe propagandës me ndjekësit.

Kur për ta mundur Ramën do të duhej fokusimi tek çfarë ka bërë e vazhdon të bëjë keq dhe tejkalimi i tij model.

Obstruksionizmi përdoret kur ke në dorë minimalisht një mundësi për t’u imponuar dhe për t’u shpaguar në masën që përligj nxjerrjen e artilerisë së rëndë.

Në rastin që po analizojnë, obstruksionizmi nuk e ka penguar shumicën të votojë ligjet e saj sa çel e mbyll sytë, deri edhe ligjin financiar më të rëndësishëm të vitit, buxhetin e shtetit. Pa diskutime, pa debate, pa kriticizëm, pa oponencë, pa opozitarizëm, pa propozime alternative të opozitës, të debatuara dhe të shpallura në foltoren e Kuvendit që t’i dëgjojnë e vlerësojnë qytetarët.

Jo. Në kuptimin e miratimit të ligjeve Kuvendi vazhdon punën mes poterës, zallamahisë, tymçeve, flakadanave, mizankenave, barrikadave, e tjerë e tjerë. Madje, me sa shihet, pavarësisht frazave për të qenë brenda, qeverisë dhe shumicës socialiste do ti pëlqente të vazhdonte kështu deri në fund. Për ketë arsye nuk harron t’i shpuzisë urët e “konfliktit” sa herë dallon ndonjë shenjë fashitjeje të “mosbindjes parlamentare”.

Siç bëri për shembull me ndryshimet në ligjin organik për hetimin Parlamentar, duke e vështirësuar më tej zbatimin e të drejtës kushtetuese të një të katërtës së deputetëve për të ngritur një Komison Hetimor parlamentar. Dhe kur kjo? Pikërisht në kulmin e përplasjeve për çeshtjen e komisioneve hetimore.

Është e vështirë dhe nuk ia vlen madje të ndalesh e të kërkosh çfarë ka të vertëtë e çfarë ka të sajuar në këtë lloj teatri absurd ku palët japin e marrin si enë komunikuese të xixave dhe zanzave reciproke. Më e mira është të qëndrojmë të faktet e qarta në dritë të diellit për këdo që ka sy, veshë dhe mendje normale.

Së, pari, ndërsa nuk e pengon shumicën të votojë ligje, obstuksionizmi parlamentar po rrezulton autodestruktiv për vetë opozitën parlamentare. Njëlloj siç ka ndodhur me radikalizmin jashtëparlamentar të Opozitës së Bashkuar gjatë viteve 2018-2019-2020, që dëmtoi më shumë opozitën se shumicën.

Obstuksionizmi i grupit rreth Berishës ka bërë që opozita në tërësi ta reduktojë në ekstren gamën e punëve të saj në Kuvend dhe t’i mungojë detyrës në replkimin e ligjeve të qeverisë, në propozimin e ligjeve të saj, në ngritjen e zërit shoqëruar me zgjidhjet përkatëse për çeshtje të një interesi publik konkret në momentin e dhënë. Siç janë për shembull ato të çmimeve të larta që nuk e reflektojnë si në gjithë Europën rënien e çmimeve të bursës dhe inflacionit dhe plot të tjera ku qytetarët shqiptarë e shohin veten të tradhëtuar nga qeveria e tralalalave. Apo për çeshtje madhore me shtrije në kohë siç janë ato të shpopullimit dhe plakjes së popullisë, duke i trajtuar jo me retoikat e cekëta pseudopolitike, por me standartin e politikës profesioniste, që thellohet, furmulon propozime konkrete si duhet të përballohet kjo sfidë e madhe ekzistenciale.

Janë të panumërta temat dhe çështjet ku opozita ka si të thuash eksluzivitetin e trajtimit dhe po të jetë e aftë mund të bëjë diferencën. Në ketë mënyre rrit eupatinë në publik dhe ndikon pa ardhur ende në pushtet në mbarëvajtjen e demokracisë.

Bllokimi i seancave parlamentare, por jo i votimit të ligjeve nga shumica, ka bërë që grupi i deputetëve rreth Berishës të mos mjaftohet të pengojë vetveten, por të pengojë edhe deputetë dhe grupe opozitarë (siç është grupi i PD-së zyrtare për shembull), që kanë qasje tjetër për mënyrën e bërjes opozitë në parlament. Në gjithë parlamentet e Europës opozita është plurale, është një korale polifonike dhe vetëm si e tillë mund të vijë në pushtet.

Një fakt tjetër i qartë është se mosbindja parlamentare zhvillohet si në një ishull të izoluar, pa mbështetje nga SHBA dhe BE. Merret vesh se qoftë në Uashingon, qoftë në Bruksel kanë leximin e tyre për këtë që ndodh me Rithemelimin. Sidomos SHBA, që janë kumbara numër një i reformës në drejtësi dhe qëndrojnë fuqishëm prapa SPAK dhe Gjykatës Speciale për të bërë që edhe në Shqipërinë mike të triumfojë “askush mbi ligjin”. Deputetët e opozitës merren kot me politikë nëse nuk e dinë këtë.

Indiferenca, izolimi apo kontestimi nga partnerët i redukton në ekstrem shanset për sukses të opozitës obstruksioniste. Në një gjatësi vale me partnerët edhe publiku shqiptar, mbështetja e të cilit për ketë lloj opozitë është modeste dhe vetëm në rënie.

Dikush duhet të bëjë një bilanc, të analizojë çfarë kanë arritur e çfarë mund të arrijnë me obstruksionizmin, a ia vlen të mbetesh lidhur pas një kauze që është e drejtë, por jo e tillë, sipas mendimit tim sa të sakrifikohet parlamentarizmi, që në thelb ka lindur dhe ekziston për opozitën.

Njeriu që rri në pritje t’i tregojë bezen e kuqe mosbindjes, që kjo të mos rreshtë, është kryeministri. Ai e do fiks të tillë që hem ta akuzojë, hëm t’ua tregojë si gogol partnerëve, hëm të mos përballet me asnjë formë të denoncimeve nga foltorja e Kuvendit. Shkurt, një parlament pa parlamentarizëm.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 26/12/2023 06:26

    Mire analiza por opozites ja ka fajin koka e jo mazhoranca, kjo dihet.Kjo opozite ka qene gjithmon me nje pishtar ne dore per ta djegur e shkaterruar kete vende, sic ka bere ne te vertet, edhe kjo dihet. Dhe shumica do ti kaloj ligjet se jeta ecen perpara e populli nuk do te pres sa opozita te kujtohet se ato rroga te majme qe marrin ne kurriz te popullit ( qe mos i hengshin) duhet ti justifikojne me pune jo me gallate me flakadane. Turp te kene , turp, turp turp. As te me pastronin Halen nuk do pranoja nga keta ndyresira. Cojini ne shkolle edukimi por Amani vurini ne nje burg afer saliut se i duhen kermes ti perdori sa her te doje sic dhe i ka perdorur.

    Përgjigju
  • Ben: 25/12/2023 11:40

    Opozita eshte komplet anapulla ne politiken shqiptare.Eshte ne nivel mizerabel.Ajo eshte gabim,apo nuk di,se si behet opozite,rrugen qe duhet te ndjeke.E para nuk ka lidership dhe nuk ka elektorat.Duhet te injektohet ne popull,por me keto veprime,nuk ka asnje shans,do ngeli me 50 veta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?