TIRANË- Dëshmitë kontradiktore të dhëna nga Alda Klosi, kanë bërë zyrtares t’i vihet pranga. Burimi i 120 mijë eurove është justifikuar ndryshe nga ajo, e ndërsa i vëllai ka pasur një tjetër dëshmi.
Report Tv me gazetaren Keti Banushi, ka mësuar se vëllai i Alda Klosit, Leonard Çiko është shprehur se 120 mijë euro e ka marrë hua nga një shtetas që ka biznes në datë 2 nëntor 2022, rreth 1 muaj para nga deklarimi i Alda Klosit. Nisur nga kjo dëshmi, është ngritur pyetja se “përse Alda Klosi nuk ka deklaruar në 15.12.2022, kur dhe ka ndodhur ngjarja vjedhjen e shumës prej 120 mijë euro që ishte marrë nga i vëllai dhe përse kjo shumë mbahej në banesën e marrë prej saj me qira.
“120 mijë euro nuk janë të miat, por i takojnë xhaxhait të ndjerë që i ka mbledhur nga kursimet e tij ndër vite”, mësohet të ketë thënë Alda Klosi.
“120 mijë eurot janë marrë hua nga një shtetas që ka aktivitet biznesi”, mësohet të ketë thënë vëllai i Alda Klosit.
Nga ana tjetër, e paqartë për grupin hetimor është fakti se përse edhe në dëshminë e dytë 6 janar 2023 ka vijuar i ka qëndruar dëshmisë së sa se paratë i përkasin xhaxhait të sëmurë në Amerikë dhe jo huaja e marrë nga i vëllai, me këtë të fundit që pretendon se ka edhe një akt noterial. Pikërisht, për shkak të këtyre pyetjeve që nuk kanë marrë një përgjigje të saktë, ka bërë që policia t’i vërë prangat Alda Klosit pasi ka dyshimet të forta se këto deklarime janë të rreme me qëllim që të fshihet burimi i vërtetë të të ardhurave.
Kujtojmë se që prej ditës së shtunë ish-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake. Ajo u shtrua një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash, mosklarim e fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para grupit hetimor, teksa një ditë më parë Gjykata e Tiranës e la në burg. Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke deklrauar se ka marrë nga shtëpia e ish zyrtares 520 mijë euro plus sendet me vlerë.
Vella e moter nuk kane arritur te koordinonin pergjigjet e justifikimet.Sa kohe /topi/ i kishte mbetur ne dore pastrueses ishin ne rregull,ne momentin qe u arrestua Alda u coroditen komplet,jo se nuk ishin me pare ,gjykuar nga justifikimet e saj,por tani dolen nga shinat komplet.Sa per xhaxhain e famshem,vetem biznesmenet kane kursyer shuma te tilla,po te kishin shqipot shuma te tilla,nuk do te mernnin gomonet per ne Britani e Itali.Se dyti,nese xhaxhai jeton ne Amerike,duhet t'a dije se inshurenca mjekesore eshte detyrim.Se treti,nese ka vajtur thjesht te kurohet,pa inshurence,ka zgjedhur vendin me te shtrenjte ne bote per kurim.Se katerti,edhe bufi e di qe kur shkon si vizitor ne vende te tilla e jo vetem,te duhet patjeter nje /inshurence udhetari/.E habitshme qe xhaxhai nuk e dinte kete hollesi te vogel jetike.Jemi ne pritje te alibise tjeter se rradhes.
Përgjigju