Në dosjen e siguruar nga Report Tv është biseda midis zyrtarit socialist Viktor Çervanaku me bashkëbiseduesin Fredi, ku i tregon se djali, Denilson ka marrë një “pleh” shumë të mirë, referuar këtu për drogën.
A: Kam marrrë një maune me pleh edhe do ta bëjmë atë analizën e plehut;
B: Kujt plehut?
A: Po ka prurë çuni një maune me pleh nga jashtë. B: Ou? Për ça e con ai, për ça e përdor çuni?
A: E do i bëjmë analizën
B: Aaa ta shesi!!
A: Për ullinj, ta shesi, është plehu mirë, është kështu fertilizant Fredi, pleh shumë i mirë, është me shumë komponent, shumë i mirë.
B: Ça thua ore? I madh je! Hahaha.
Lajmi kryesor:
Laboratori i drogës në Frakull/ Report Tv siguron dosjen e plotë! Porositësi i 430 kg kokainë, njihej si 'Sheiku'! Viktor Çervanaku: Ka marrë djali 'pleh' shumë të mirë!
B.K./ReportTv.al