TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet kritikëve në rrjetet sociale, pas Kuvendit Rinor Kombëtar. Një komentues i shkruan se ka gjetur ca debila që e duartrokasin dhe si Enveri u thotë që emigrantët jashtë po vdesin për bukë.
Kreu i qeverisë i thotë se transformimi i Shqipërisë është real dhe se emigrantët me kursimet e tyre kanë hapur agroturizma. Veçanërisht, Rama ndalet në rastin e Thethit për të cilin thotë se ëhstë kthyer në destinacion europian.
“Komentuesi: I paparë je, e bukura është se gjen edhe ca debila që të duartrokasin. Mirë që nuk thua si Enveri, që po vdesin për bukë ata në Itali e sidomos në Angli.
Rama: Unë nuk them që po vdesin për bukë në Itali e në Angli, se për bukë nuk ka vdekur askush as në Shqipëri, që nga koha e Skënderbeut të paktën. Më vjen keq për ty e ca të tjerë që shajnë mijëra të rinj se përse duartrokasin në Kuvend e tyre Rinor. Ndërkohë, çfarë thashë për Thethin ta konfirmoj prapë edhe ty dhe gjithë atyre sharësve që nuk dinë çfarë thonë. Po i njoh, i kam takuar, kam qëndruar me ta, i kam parë investimet që kanë bërë atje me kursimet e emigracionit. Dhe të them po, njeriu që ndihmon familjarët e tij në Itali nga Thethi falë të ardhurave që krijon nga puna atje në mal, pasi është kthyer nga Italia. Në atë vend ku ata e kanë bërë Thethin destinacion Europian, është njeri real dhe nuk është i vetmi”.
Më tej, kryeministri thotë se në zgjedhjet e 11 majit llumi i Shqipërisë do të pastrohet dhe më tej. Ndërsa po me ironi thotë se miliona turistë të huaj që vijnë në Shqipëri dhe që vlerësojnë natyrën, bukuritë e ushqimet, qenkan budallenj. E sa i takon negociatave për anëtarësimin në BE, Rama thotë se me ironi se europianët qenkan çmendur dhe duan të fusin në BE një narko regjim.
“Ty Rita të them, se agroturizmi në Shqipëri nuk është fantazi, po industri reale e cila po krijohet duke treguar përditë se si shpërblehet in edhe në fshatin më të largët. Natyrisht po ta shohësh Shqipërinë nga pasqyrat e kanaleve dhe portaleve ashtu është, këtu vdesin për bukë dhe vriten në rrugë dhe çdo vit vijnë me miliona budallenj nga jashtë që thonë se Shqipëria ka mikpritje dhe ushqim të jashtëzakonshëm kudo. Është më e lirë se nga ata vijnë, ka bukuri përrallore dhe siguri shembullore. Mirë këta që vijnë, por janë dhe ata që ulen me ne për të negociuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, brenda 2030. Që janë çmendur fare ata, kanë rrjedhur krejt, duan të fusin në BE një narko regjim ku është ngjallur Enveri dhe ku qeveria vetëm vjedh popullin, kurse populli vetëm ikën nga sytë këmbët ose vritet e vdes rrugëve për bujë. Shqipëri apo bëhet, të gjitha ndryshimet janë reale, faktet janë atje ku janë një e punës, ku janë sipërmarrjet ku është jeta e përditshme që nuk duhet nga kanalet dhe portalet e llumit, se ka edhe llum. Ka akoma, po dhe llumi po pastrohet, do të pastrohet edhe më shumë më 11 maj. Shqipëria po bëhet”, shprehet Rama.
ik o ed rama se le nom me budallalliqet qe thua, shyqyr qe esht emigrimi qe akoma mban gjalle ate vend te mbaruar.
PërgjigjuVer Llapa (rahmet paste ) do te kishte zili keto dite …!!
PërgjigjuPo 12 vjet nuk te mjaftuan zotrote, per te na hequr llumin. Boll u talle me popullin, si ne cdo 21 janar! Ti prape do te fitosh, se ke nje kerme perballe( me te cilin je marre vesh sepse te shantazhon me siguri), por harroje voten tone, sepse na ke zhgenjyer. Te pakten do te jemi me ndergjegjen ne rregull duke mos te te votuar, paçka se do te te durojme edhe per shuuuume vite te tjera (dhe per ty kjo vlen, karrigja dhe vjedhja).
PërgjigjuNuk ke shanse që të përcjellësh më njeri sepse do të ikësh vetë!! Mjaft më, e keni tepruar dhe ju kemi duruar boll! Berishës jo, juve jo, do të provojmë prurjet e reja....
PërgjigjuMè kanè marrè nè telefon italianèt dhe mè kanè thènè se duan patjetèr tè vijnè e tè jetojnè kètu. BIR SELMAN I NÈNÈS, KÈ TÈ QAJ MÈ PARÈ. Kush ka "tè parè" tè vèndit njè njeri tè tillè, nuk ka nevojè pèr hasèm fare. Shqiptarèt qè shprehin mendimin e tyre hapur, i merr ky "kryeministèr" nè telefon,,,,pèr tiu sharè nènèn dhe motrèn,,,,pèrse guxojnè tè thonè qè kjo qeveri, ky kryeministèr,,,vjedhin shqiptarèt. Jo jo, kjo nuk èshtè vetèm PAPÈRGJEGJSHMÈRI TOTALE,,,,kjo mènyrè e sè funksionuarit si kryeministèr,,,ÈSHTÈ KRIMINALE sepse tregon se ky njeri, jo vetèm qè nuk i sheh "shqiptarèt e lumtur" qè rrèmojnè nèpèr kazanat e mbeturinave pèr mbijetesè, apo thirrjet pèr ndihmè pèr bukè goje nga veriu nè jug tè Shqipèrisè, me njerèz qè kalojnè dimrin e acartè nèpèr çadra,,,sepse paratè e ndihmès pas tèrmetit i vodhèn tigrat e tij nè arrati. Njerèz tè tillè si ky "kryeministèr",,nuk duhen lejuar mè tè mashtrojnè,,,me qèllim qè shqiptarèt tè kenè njè mundèsi tè mbijetojnè nè vèndin e tyre dhe mos tè dègjojnè mufkat prej psikopati tè njè njeriu tè papèrgjegjshèm.
PërgjigjuSa here na ke thene qe llumi do iki ne kete date apo ate date ti neve mer daj
Përgjigju