Tom Hanks dhe Rita Wilson vazhdojnë të jenë me koronavirus, por nuk kanë më temperaturë.
Aktori I famshëm i ka treguar fansave se si është këto ditë karantnimi me një foto në Instagram ku shfaqet një makinë e vjetër shkrimi Smith and Corona.
Hanks gjithashtu edhe shkruan tregime, ku në vitin 2017 publikoi një përmbledhje të tregimeve.
Ai gjithashtu ka treguar mes humorit edhe gjendjen e bashkëshortes Rita.
“Lajme të mira: Një javë pasi rezultova pozitiv dhe në vet-izolim simptomat janë pak a shumë të njëjta. Por nuk kam më temperaturë. Palosja e rrobave dhe larja e pjatave janë veprime që të detyrojnë të bësh një sy gjumë në divan.
Lajme të këqija: Bashkëshortja ime ka fituar 6 lojë me letra radhazi dhe tani është në avantazh me 201 pikë”, ka shkruar Hanks.