Balerina e njohur, Klaudia Pepa së fundmi ka folur për jetën e saj personale dhe dashurinë. E ftuar në emisionin ‘Rudina’, Klaudia u pyet edhe për marrëdhënien e saj me Albi Nakon.
“Tani janë ftohur të them të drejtën. S’ka më kontakte, ishin kohët në fillim kur u ndamë…Gjërat shkuan sic duhet të shkonin, cdokush në jetën e vet”.
Klaudia zbuloi se në Itali jeton vetëm, por zemrën ‘ia ka rrëmbyer’ dikush, pa dhënë më shumë detaje.
Balerina zbuloi edhe konkurrenten e saj të preferuar në ‘Dance With Me Albania’.
“E bëjmë kështu, unë po them të preferuarin tim nga ana e karakterit dhe nga ana humane, ndërsa për sa i përket nga ana profesionale më mirë po e mbaj se jam akoma duke bërë programin dhe do ishte mirë ta mbanim më të fshehtë. E preferuara ime është Anita Haradinaj. Është shumë simpatike, shumë pozitive. E di që ajo në këtë momente, po mendon, “E Klaudia, ti më thua gjithmonë ku e ke ritmin”. Por ajo i merr shumë pozitivisht. E shikoj që çdo javë punon, një zonjë si ajo i përkushtohet një programi të tillë dhe dëgjon edhe këshillat e një vajze më të re”, tha Klaudia.