Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora prej muajsh po shijon romancën e saj me Taika Waititin, krah të cilit duket mjaft e lumtur dhe e plotësuar.
Elementët që përbëjnë një çift të lumtur dhe jetëgjatë janë të shumtë, çdo takim i dy personave është unik, ashtu sikurse është edhe dashuria apo historia e tyre, por bashkëjetesa në çift lidhet edhe me pasjen e një jetë seksuale të shëndetshme.
Pikërisht për këtë ka folur këngëtarja e njohur shqiptare, e cila bëri një koment pikant për partnerin e saj.
Në daljen e saj të fundit për emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm.
Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’, Ritës dhe shokut të ftuar Diplo iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre në shoëbiz.
Kur fytyra e Taikës shkëlqeu në ekran, Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura: “Vetëm… vetëm… zoti i seksit“.
ë pas këngëtarja e kaloi këtë moment pikant me një buzëqeshje dinake në fytyrë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi, u martuan verën e kaluar, në një ceremoni private ku të pranishëm ishin vetëm tre persona dhe vetëm në përvjetorin e tyre të parë artistja ka ndarë fotot e saj nga dasma, e veshur me fustanin e nusërisë.
Në janar, Rita konfirmoi thashethemet se ajo dhe regjisori i lindur në Zelandën e Re, 47 vjeç, u martuan ndërsa promovonte videoklipin e saj me temën e dasmës “You Only Love Me” dhe tregonte unazën e saj të shtrenjtë të fejesës prej smeraldi.