Si gaboi DASH në raportin për klimën e investimeve

29 Korrik 2023, 19:12| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 19:13

  • Share

Një raport i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve analizoi të gjitha aspektet që ndikojnë në mjedisin e të bërit biznes në Shqipëri.

Mes tyre, edhe përpjekjet në luftën kundër pastrimit të parave. Por në këtë pikë, raporti shfaq një mungesë përditësimi me konstatimet dhe vlerësimet e mekanizmave ndërkombëtarë që gjykojnë angazhimin e Shqipërisë, sic është FATF, Task Forca për Veprime Financiare.

Kështu, raporti i DASH i referohet seancës së muajit shkurt 2023 të FATF kur thotë se “FATF nuk ka vendosur të autorizojë një vizitë në vend për të verifikuar zbatimin e reformave”, për shkak të shqetësimeve mbi amnistinë fiskale.

Cfarë mungon në raportin e DASH është fakti se në Qershor 2023 ka patur një tjetër seancë plenare të mekanizmit të KE, ku “FATF vendosi për të kryer një vizitë në terren për të verifikuar se zbatimi i reformave të Shqipërisë kundër pastrimit të parave po vazhdon”.

Vendimi është bërë publik edhe në faqen zyrtare të FATF në 23 qershor të këtij viti (linku i mëposhtëm), por me sa duket ka shpëtuar nga vëmendja e shkruesve të raportit të DASH.

Link- https://www.fatf-gafi.org/en/publications/High-risk-and-other-monitored-jurisdictions/Increased-monitoring-june-2023.html

Një vizitë e FATF në terren, praktikisht i hap rrugën procesit për daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave.

Më herët, Moneyval theksonte se Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm masat në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit./Lexo.al

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?