Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi në datën 8 dhjetor 2020 se akuzon Lul Berishën, Emiljano Shullazin dhe bandat e tyre si të përfshirë në katër vrasje të bujshme në vitin 2005; Klodjan Saliut, Osman Trumës, Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit. Emiljano Shullazit i është komunikuar urdhër-arresti në burg, Lul Berisha është shpallur në kërkim, kunati i tij Plaurent Dervishaj është arrestuar në Dubai. Janë arrestuar gjithashtu Viktor Ymeri dhe Indrit Taullai, ndërsa Luftar Reçi (i penduar) ndodhet në burg për vrasje. Tre nga gjashtë të akuzuarit kanë qenë dënuar më burgim të përjetshëm, por kanë arritur të fitojnë lirinë, falë vendimeve të gjyqtarëve pa Veting, duke prodhuar debate dhe reagime të forta deri në rangun ndërkombëtar.
Lul Berisha është dënuar me burgim të përjetshëm më 16 janar 2012 për disa krime të rënda si kreu i ish-bandës së Durrësit. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit e Arjan Pajës; Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames. Më 16 korrik 2014, Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin për burgim të përjetshëm, duke e dënuar Lul Berishën përfundimisht me 25 vjet burg. Vendimi është marrë nga Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli. Admir Thanza dhe Ardian Dvorani kanë votuar kundra heqjes së dënimit me burgim të përjetshëm. Në vijim, gjyqtarët Tritan Hamitaj, Shpëtime Pitaku, Fejzo Hysi dhe Eda Kaja, në periudha të ndryshime i kishin ulur dënimin Lulzim Berishës.
Dhjetor 2016, gjyqtarët e Apelit në Durrës Arben Vrioni, Anita Mici dhe Petrit Çeno liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Vendimi solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri. Prokuroria nisi një hetim, i cili më pas u mbyll. Nga këta tre gjyqtarë, vetëm Anita Mici arriti të kalonte Vetingut, ndërsa roli i saj për lirimin nga burgu të Lul Berishës është dërguar për inspektim në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.
Me burgim të përjetshëm ishte dënuar edhe Viktor Ymeri, për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, shokë të Lul Berishës. SPAK e lidh Ymerin me Shullazin. Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë dhe që kishte lidhje me Edison Harizaj, i ekzekutuar në Durrës. Në nëntor të 2018, gjyqtarët e Apelit në Durrës Arjan Balliu dhe Anita Mici, projektuan lirimin nga burgu të Viktor. Dyshja e gjyqtarëve rrëzuan dënimin e me burgim të përjetshëm të Ymerit, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim. Anëtari tjetër i trupit gjykues, Valbon Çekrezi, ka votuar kundër shuarjes së dënimit të përjetshëm. Në dhjetor të vitit 2029, gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, liroi nga burgu Viktor Ymerin.
Arjan Balliu është shkarkuar nga Komisioni i Vetingut, ndërsa Enkeleda Kapedani nuk ka dalë ende para Komisionit të Vetingut.
Indrit Taullai u dënua në vitin 2002 me burgim të përjetshëm për disa krime të rënda, si pjesë e ish-bandës së Durrësit. Në korrik të vitit 2014, Gjykata e Lartë, i ka ndryshuar dënimin nga burgim i përjetshëm në dënimin me 25 vjet burgim. Janë të njëjtët gjyqtarë që ia hoqën dënimin e përjetshëm edhe Lul Berishës. Në qershor të vitit 2016, Gjykata e Lartë e nxori nga burgu Indrit Taullain, me argumentin se kishte probleme me zemrën. Vendimi është marrë nga Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli. Admir Thanza dhe Ardian Dvorani kanë votuar kundra lirimit.
Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli, të cilët kanë marrë liruar nga burgu këta personazhe të botës së krimit, janë emëruar nga në Gjykatën e Lartë nga PD dhe Sali Berisha. Asnjëri prej tyre sot nuk është në sistem pasi janë shkarkuar nga Vetingut ose kanë dhënë dorëheqjen. Në sistem vazhdon të shërbejë vetëm Ardian Dvorani.
Plaurent Dervishaj, kunati i Lul Berishës, ishte objekt i një atentati me 43 plumba në qershor të vitit 2019. Në vitin 2012, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e dënoi në mungesë me burgim të përjetshëm si pjesë të ish-bandës së Durrësit. Megjithatë, Dervishaj nuk bëri asnjë ditë burg. Ai i fsheh deri në korrik 2014, kur Gjykata e Lartë rrëzoi dënimin përjetë dhe e çoi çështjen për rigjykim, pasi ai ishte dënuar vetëm bazuar vetëm duke u bazuar në deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Adritatik (Dritan) Coli. Vendimi është marrë nga të njëjtët anëtarë të Gjykatës së Lartë. Që prej korrikut të vitit 2014 ai është i lirë, njësoj si kunati i tij, i cili u lirua nga burgu në fund të vitit 2016. Nuk ka të dhëna se pse çështja e tij nuk është rigjykuar.
Luftar Reçi është bashkëpunëtori i SPAK për zbardhjen e krimeve të tjera të bandave të Lul Berishës dhe Shullazit. Reçi është dënuar me 25 vite burgim nga Gjykata e Burrelit, për vrasjen dhe më pas djegies Aleks Lalës. Me rrëfimin e tij, Reçi pritet të ketë në këmbim përfitime të mëdha dhe shumë shpejt mund të lërë qelinë si bashkëpunëtor i drejtësisë.
Emiliano Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Por, ai është hetuar vetëm në disa raste. Shullazi kanë qenë dënuar me dënuar 7 vite e 4 muaj burg për trafik droge, dënim të cilin e përfundoi në 2011. Gjatë kësaj periudhe është arrestuar disa herë për akuza të ndryshme.
Për herë të fundit është arrestuar në vitin 2016, ku në nëntor 2014 është dënuar me 14 vite burg nga shkalla e parë, falë edhe presionit të madh ndërkombëtar, për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa i gjithë grupi e tij u dënuar me 55 vite burg. Shullazi vijon betejën për ta rrëzuar këtë vendim në shkallët më të larta të gjyqësorit, ndërsa do të përballet tashmë me SPAK për akuza të reja.
Vangjush Dako hyri garant per Lul Berishen o i drejti i pa korruptuari Bollino....Adriatik.Po sa shpejt harrove ore Bollino...Adriatik.Gjithe Shqiptaret e dine si eshte sistemi i drejtesise por te Dale Vangjushi i lare me sapun nuk eshte e drejte.Ja pastruat biografine edhe Vangjushit.BRAVO.
PërgjigjuGjyqtarja qe liroi Lulin kaloi vetingun. Sshshshshshhs mos boni zhurme kot. Anita Mici eshte njish
PërgjigjuNuk kuptoj po provat ku i ka prokurori se deri tani jan fjalet nje te penduari qe do te shpetoj veten. Ky procos nuk di sika nisur. Pastaj keta sikur ishin armiq. Jan qelluar me njeri tjatri . Ky prokuror di thjesh te ve emer. Se te tere e din qe po te ken mundesi keta do jen vrar me njeri tjetrin
PërgjigjuTe tre gjygjtaret bandite qe u paguan me taksat tona duhet te ndiqen penalisht .Nuk mjafton largimi i ketyre ndyresulirave nga sistemi drejtesise por te shkojne ne burg per shfrytezim te postit zyrtar
PërgjigjuGjush Akullorja doli “garant” per Lul Berishen qe te dilte me kusht.
Përgjigjufakti qe ka akoma gjukates,qe edhe se e kane kaluar vetingun,jane po ata qe kane qene,tregon se organet e vetingut kane bere pune te percipte ,ose ku kane dashur ,kane mbyllur syte
Përgjigjuun e di qe ky plarenti eshte ndare me motren e lulit.....prandaj ju be atentat se nuk ka bythe njeri ti qeloje shokt e miqte e lulit pervec me urdher te tij nga gjith keto histori qe tregoni ju gazetaret nuk e permendet vis martinin si shok i shullazit se dhe ai i ka pune me keta
PërgjigjuPo ik e shoku mos ngjoni pralla ca lidhje ka luli me lentin me e vra..ato kan qen miq dhe shok edhe mrapa kur esht nda nga motra,por ju ngjoni lloqe
Vis Martini ka çfar ka por shok i shullazit kurr nbot nuk osht. Shullazi i ka kërku ndihmë atij.
Po kush ja paska fut o refik lentit si pas teje atehere,,,
nuk eshte nevoja me qene nga durrsi o ferik per te mesuar qe luli e plarenti i kane bere vrasjet bashk por qe dhe nuk e prek njeri me dore mikun apo shokun e lulit pa lejen ose urdherin e tij ate esht sigurte si djelli i dites. lul berisha edhe pse ka nip e mbes nuk pyet po qe per te cuar ne vend ate qe ndjen ai. pse nuk iku luli jasht vendit por iku plarenti meqe ndihej i pa prekshem ngaqe ka femij me motren e tij?do e maresh vesh sa te dali e verteta qe kjo esht:lul berisha ka dhene ok per ta hequr qafe plarentin
po esht e vertet plak esht ndare na motra e vogel e lulit . po ti nuk je na durrsi se ky me lulin i ka vra shum veta kti sja futi luli se femijet e tij i ka nip e mbes luli ok kti ja futen te tjer njerz
I ka dale boja ketyre analizave, e ka fajin klani Berisha, e ka fajin klani Meta, e ka fajin klani i Enver Hoxhes, e ka fajin ish mbreti Zog, e ka fajin pushtimi otoman, ose per disa edhe Skenderbeu vete. Fatekeqesisht e verteta eshte se ne 8 vitet e kesaj udheheqje nuk eshte bere asgje per te bere nje shtet funksional. Shteti nuk ka bere asgje per çeshtje te thjeshta,si tapia e tokave, prej 1992 akoma nuk kane patur mundesite as juridike as materiale per te perfunduar proçesin e dhenies se tapive. Nuk kane patur kurre mundesine te mirembajne rruget dytesore, rruget e shfrytezimit te pyjeve, minierave etj. Nuk kane bere asgje per rrjetin e ujit te pijshem shume qytete furnizohen me uje, per me pak se nje ore ne dite, shume fshatra e marin ujin te kroi me gomar. Ne udheheqjen e tanishme ose te meparshme duhet te kesh nje mik ose te japesh rryshvet kur shkon ne spital, kur shkon ne administraten shteterore, per pashaporte, karte parkingu, abone autobuzi,etj. Ne universitete nuk ka rendesi nese e ke kryer apo jo shkollen e mesme mjafton nje mik ose pak leke dhe e merre diplomen edhe pa shku ne shkolle fare. Mudem te citoj keshtu per anarshine ne vendin tone me dite te tere por jane gjera qe te gjithe i dine dhe ne i jemi pershtatur kesaj jete. Atyre qe nuk u pelqen le te ikin nga Shqiperia se qeveritaret tane nuk eshte se nuk duan, por nuk kane aftesine minimale intelektuale per te ndertuar, organizuar, apo drejtuaj as familjet e tyre.
PërgjigjuO Katnaro, zgjedhjet janë me 25 prill. Ke dal para kohe me komente.
me duket se ke bere koment ne te artikulli i gabuar shoku.....
Dhe Anita Mici vazhdon e qete dhe me dinjitet nderkohe qe paska kiruar kokat e krimit, hajde vetting hajde
Përgjigju