Foto ilustruese

U gjet e pajetë në shtëpi në Malësi të Madhe, 47 vjeçarja s'i hapte telefonin djalit prej 3 ditësh! Ishte në konflikt me familjarët e ish bashkëshortit

8 Shkurt 2021, 15:33| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 15:44

  • Share

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë ka nodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ku 47 vjeçarja Violeta Gurraj është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj.

Ka qenë djali i viktimës ai që ka njoftuar policinë pasi prej 3 ditësh nuk kishte komunikuar me nënën të cilën e kishte marrë në telefon por ajo nuk i ishte përgjigjur.

Denoncimi në polici është bërë mbrëmë. Sot paradite policia ka thyer portën e banesës së 47 vjeçares e cila është gjetur e vdekur. Pritet ekspertiza mjeko ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes, por paraprakisht policia dyshon se 47 vjeçarja i ka dhënë fund jetës. Viktima prej kohësh vuante nga depresioni. Ajo ishte në konflikt me familjaret e ish bashkëshortit dhe vuante nga depresioni për të cilin dhe merrte kurim.

" Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia.


Lajmi kryesor:

Malësie e Madhe/ Gjendet e pajetë në banesë 47-vjeçarja, kishte shenja dhune dhe të çarë në fyt! Ishte në konflikt me familjen e ish-bashkëshortit


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?