‘Si humba 24 kg në një kohë të shkurtër’ gazetarja zbulon 'sekretin' se si luftoi mbipeshën

20 Prill 2022, 13:00| Përditesimi: 20 Prill 2022, 13:06

  • Share

Gazetarja Alice Taylor në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” tregoi eksperiencën e saj se si humbi 24 kg brenda disa muajsh, për shkak të problemeve me shëndetin dhe mbipeshën. Ajo rrëfeu se ka qenë një periudhë që i ndryshoi jetën dhe rutinën e saj.

“Nga maji i vitit te kaluar deri tani, që janë 11 muaj unë humba 24 kg jo nga dieta, por nga të bërit ushtrime. Gjithashtu vitin e kaluar në maj unë pata problem me presionin në gjak me zemrën sepse nuk isha e shëndetshme, nuk bëja ushtrime, dieta ime nuk ishte e mirë, nuk po konsumoja ushqimet e duhura dhe shkova në spital” u shpreh ajo.

Pas vizitave dhe paralajmërimit të doktorit që gjendja e saj do të përkeqësohej nëse vazhdonte me të njëjtën mënyrë ushqyerje dhe pa kryer aktivitet fizik. Alice tregon se si krijoi vet jetën e saj të re mes aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së shëndetshme:

“Doktori me tha qe duhet të filloja duke ecur 5 km cdo ditë, më tha mund të vendosësh një aplikacion në telefon dhe duhet të ecësh cdo ditë 5 km kështu që shkova dhe bleva atlete për të ecur dhe bëra ecje 5 km cdo dite. Më pas thash ‘ pse nuk provoj të vrapoj’ kështu që fillova të vrapoj pak, lodhesha, më pas ecja, më pas vrapoja pak më shumë . Kështu gradualisht fillova të vrapoja në distanca më të mëdha dhe në një muaj e gjysëm isha e aftë të vrapoja 3-4 km në ditë dhe të ecja. Gjithashtu ngas bicikletën, ndalova së përdoruri makinën, taksi dhe përdor bicikletën për të shkuar ngado  edhe nëse është duke rënë shi, përdor bicikletën, kam një vend pas për të vendosur vajzën kështu që mund të udhëtoj me vajzën dhe ndryshova dietën por jo shumë. Ndalova së ngrëni bukë, e di që kjo është e vështirë për shqiptarët, hoqa kripën nga dieta ime sepse është shume e keqe për zemrën. Akoma ha byrek, pica por sigurohem mos ti konsumoj shumë shpesh dhe në sasi të vogla. Sigurohem që të ha ushqim të shëndetshëm si perime, 5 lloje perimesh në ditë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sigurohem që të fle mirë, ndjehesha më mirë jo vetëm nga shëndeti por humori im ishte më mirë, pasi vrapoja dhe ngisja bicikletën isha vërtet e lumtur dhe kisha më shumë energji, ndryshoi cdo pjesë timen. Kështu që nuk ishin ndryshime të mëdha, por të gjitha ndryshimet patën impakt të madh në  lumturinë time, humorin dhe shëndetin fizik. Dhe doktori më tha që presioni gjakut tani është normal, zemra është normale” tha ajo.

Ndërsa dha edhe një mesazh për të gjitha vajzat dhe mamatë e reja që nuk gjejnë kohë për t’u marr me shëndetin e tyre:

“Si mama dhe si grua që punoj me kohë të plotë unë zgjohem në orën 4 në mëngjes dhe filloj të punoj. Unë nuk kam kohë që të shkoj të rregulloj flokët, ose të ha drekë me shoqet  por për mua fitnesi, sic më tha doktori ‘ nëse nuk e ndryshon stilin tënd të jetës do të shkosh në spital dhe do të vdesësh herët; unë jam mama,. Nuk dua që ta lë vajzën time pas kur të jem 50 ose të mos jem e aftë për të vrapuar pas saj në park. U bë shumë e qartë për mua që të merrem me sport nuk është një hobi, nuk është dicka që e bëj për qejf , për tu dukur bukur në Instagram por sepse dua të kujdesem për veten” tha ajo më tej.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?