Dokumentet, prova që qeveria e kohës nuk bëri asgjë për të ndalur firmat piramidale

Politikë

Si i lejoi Berisha firmat piramidale kur ishte president dhe urdhri për bombardimin e jugut me avionë ushtarakë gjatë 97-tës

26 Maj 2021, 10:44| Përditesimi: 26 Maj 2021, 10:48

  • Share

Mes viteve 1993-1996, Shqipëria njohu një fenomen që do ta çonte atë drejt anarkisë së vitit 1997. U krijuan 25 firma piramidale, përmes së cilave u mashtruan qindra mijëra shqiptarë.

Kjo ishte një skemë mashtrimi nga e cila ishin të rrallë ata që nuk humbën kursimet, është krijuar në kohën kur Sali Berisha ishte president i vendit.

Për të ndalur gjëmën, qeveria e kohës nuk bëri asgjë edhe pse gjithçka bëhej me dijeninë e plotë të presidentit të kohës.

Top Story ka siguruar disa dokumente sekrete të papublikuara kurrë më parë që rëndojnë së tepërmi rolin e ish-presidentit Berisha. Banka e Shqipërisë, përmes kësaj shkrese, informon Presidentin mbi mashtrimin që po ndodh me piramidat dhe kërkon ndërhyrje për bllokimin e aktivitetit të tyre.

“Ishin ata që hapën çështjen e rubinetës në Bankën e Shqipërisë po mos të donin ata kreditorët nuk merrnin. Prandaj revolta popullore filluan gradualisht të nxeheshin. Unë mbaj përgjegjësi ndoshta për shpërdorim detyre që ai ende sot se ka kuptuar. Që po të shikosh dokumentacionet nga të gjitha instancat i drejtoheshin presidentit. Ju lutemi ndalojeni këtë kredi huamarrje. Ai nuk reagonte po thoshte: Parat e shqiptarëve janë të pastra” u shpreh Faraudin Arapi, kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve 1997-2005

Përgjigja që vjen nga ekzekutivi i kohës është se ajo që duhej bërë ishte auditimi dhe jo mbyllja e firmave piramidale.

“Presidenti kërkonte me insistim auditim,  jo bllokim administrim” u shpreh Arapi.

Në fakt, alarmi i dhënë ishte totalisht i bazuar në informacione dhe të dhëna të sigurta nga financierët e sistemit. Përqindjet që ofronin firmat piramidale ishin jashtë çdo logjikë të shëndoshë ekonomike.

Ishte e qartë se pas tyre fshihej një megaskemë mashtrimi dhe shpërthimi ishte çështje kohe” u shpreh Faraudin Arapi, kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve 1997-2005

“Ne kemi dhënë me pamje filmike, ka dokumenta të plota që të gjithë ish-deputetët e asaj periudhe përfshi figurat kryesore, ministra, zëvendës kryeministra dilnin në krahë të firmave piramidale dhe premtonin” u shpreh kreu i Komisionit të Administrimit të Fajdeve.

Dokumentet sekrete ekskluzive që publikohen nga Top Story tregojnë se gjithçka është bërë me dijeninë e plotë të presidentit të kohës. Pasoja, ishte një prej gjëmave më të mëdha që ka kaluar vendi.

Falimenti i piramidave, solli një “Depresion të Madh” që nuk influencoi botën si ai i viteve ‘30, por një shoqëri të varfër e zhytur në mjerim si Shqipëria.

Mijëra qytetarë u derdhën nëpër sheshet e qyteteve në protesta që shënuan përleshje të ashpra me policinë.

Kur Berisha ishte ende president i vendit, kishte nisur grabitja masive e armëve nëpër depo dhe rrugët ishin në pushtetin e bandave.Vendi ishte në flakë nga Jugu në Veri.

Në komisariate policët nisën dezertimin në masë. Përditë raportohej për djegie institucionesh. Drama ishte e gjithanshme. Vetë Berisha do të deklaronte vite më vonë se ishte pikërisht ai që lejoi hapjen e depove me pretendimin se këtë e bëri që populli të vetëmbrohej.

Në fakt, e kundërta ndodhi. Bilanci ishte rreth 3.800 viktima dhe 5 mijë të plagosur në atë gjendje anarkie. Një prej momenteve më tronditëse të asaj kohe ishte urdhri për bomardimin nga ajri të protestuesve në disa qytete në Jug të vendit si Vlorë, Gjirokastër, Sarandë etj. Dy pilotët Ardian Elezi dhe Agron Dajçi, u arratisën drejt Italisë ku u ulën në aeroportin ushtarak Galantino. Dëshmitë e tyre ishin tronditëse. Pilotët deklaruan se u urdhëruan të bombardonin civilët në Jug.

“Kishim urdhër të qëllonim autokolonën me njerëz”.

“Kush guxonte në atë kohë të jepte urdhra që një avion ushtarak të bombardonte ne Gjirokastër apo të jepte urdhra që të hidhej gaz helmues? Ose të hapen depot? Kush guxonte përveç Berishës”, u shpreh Fatos Klosi, Ish-shef i SHIK-ut.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?