Esencë/ Karaiskaj: Jam ‘sulmuar’ si nëna që rri clubeve dhe nuk rri me vajzën! Likaj: Jemi shoqëri ekstremesh! Peza: Çfarë kërkojmë nga gocat, të kërkojmë dhe nga djemtë

15 Mars 2023, 20:09| Përditesimi: 16 Mars 2023, 07:20

  • Share

TIRANË- Dashuria me princër dhe vajza që zgjohen prej puthjeve magjepsëse është një histori përrallash  për shumicën e mendësisë shqiptare. Mbartim ende klishe dhe shprehje fikse të tilla si: “të sistemojmë vajzën” “me një fat të mirë” “në kokën tënde shpejt”. Është krijuar prej vitesh një zinxhir ndikimesh që nuk këputet me bindjen se vajza është një qenie e plotësuar, vetëm nëse martohet. E në fakt mënyra për ta bërë këtë nga ana e familjeve shqiptare është trishtuese. Dëshira e madhe për të ‘sistemuar vajzat” shpie në mblesëri dhe martesa të cilat jo rrallë kanë përfunduar në fatkeqësi në familje. Zinxhiri nuk këputet, ndërsa prindërit shqiptarë vazhdojnë të martojnë vajzat dhe të mos edukojnë djemtë. Pse dhe si i martojmë vajzat dhe a janë këto mënyrat e duhura?

Për mentalitetin dhe mungesën e lirisë, për mënyrën sesi ende sot shihet qenia e vajzave dhe grave ndamë një bisedë në “Esencë” me gazetaren Dasara Karaiskaj me sociologen Matilda Likaj dhe sipërmarrësin Armand Peza.

Gratë, janë ende viktimat e dhunës që vijnë nga marrëdhëniet toksike. Vrasjet e njëpasnjëshme në familje të vajzave dhe grave të cilat kanë pasur edhe një urdhër mbrojtje janë një alarm i vazhdueshëm në shoqërinë tonë.

Mendësia që ndjek vajzat për mënyrën si duhet të ndërtojnë një marrëdhënie nuk është aspak e shëndetshme. Njëherësh në panel u fol edhe për mënyrën sesi duhet të rrisim vajzat dhe t’i udhëheqim këto të fundit drejt lirisë dhe vendimeve personale në jetë. Dhe të edukojmë po aq djemtë sesi të sillen me gjininë e njëjtë dhe të kundërt. Ndërsa sociologia Matilda Likaj thotë se shoqëria shqiptare ka ende polarizime të forta për të rritur fëmijë të shëndetshëm psikologjikisht, njerëzit duhet ta  mendojnë mirë prindërimin.

“Jemi shoqëri ekstremesh në të gjithë historinë tonë dhe vajzat duhet ta zgjedhin partnerin e jetës me vetëdije të plotë” –thotë ajo.

Prindi ka të drejtë ta orientojë fëmijën dhe të përpiqet të jetë model për të, por vetëm kaq.

Ndërsa Armand Peza citon:“ Çdo gjë që kërkojmë nga vajzat duhet të duam edhe nga djemtë”.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?