Si i merret prona (partia) Berishës? Përgjigjet Rezart Kthupi: Pjesa që po e mbështet po tkurret

21 Maj, 21:59| Përditesimi: 22 Maj, 07:19

  • Share

Sekretari i PD-së Rezart Kthupi iu përgjigj pyetjes në Repolitix se si i merret partia Berishës. Kthupi thotë se votuesit e Berishës janë tkurrur dhe situata në terren është ndryshe nga ajo e 14 majit. 

 

'E para punës, e ndërtoni narrativën se kërcet gishtat dhe i merr pronën Berishës. Ndodh me kohë. Të dy (Escobar dhe Berisha)i drejtohen votuesit. Votuesi mban Berishën. Berisha i 14 majit 2023 nuk është Berisha sot. Ju merrni një të dhënë të 2023 dhe e përktheni. Faktet në terren janë ndryshe. Pjesa që mbështet Berishën po tkurret. Mesazhi është kjo rrugë që keni nuk ju çon askund. Opozitën nuk e bëni në këtë formë dhe me këtë drejtues. Dhe Berisha i drejtohet votuesit. Lufta nuk është më për individin Berisha. Individi Berisha ka marrë peng një pjesë të atyre që e votojnë. Si çlirohet opozita? Versioni optimal është që Berisha të tregohej burrë dhe të dorëhiqej' tha Kthupi.


Lajmi kryesor:

Escobar 'rishpalli' non-grata Berishën/ Meçaj në 'Repolitix': Mesazh i qartë për popullin demokrat! Kthupi: Mbështetja për Rithemelimin po tkurret


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?