TIRANË- Në të njëjtën ditë kur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi denoncoi me emër dhe mbiemër gjyqtarë që lirojnë kriminelë që Policia kap, Gjykata e shkallës së parë në Tiranë, dha një tjetër vendim të diskutueshëm. Jehon Breçani, djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani, është liruar nga burgu dhe është lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndonëse është autori i një aksidenti të rëndë, ku për pasojë një e re mbeti pa njërën këmbë pasi u përplas teksa ishte në trotuar.
Report Tv mëson se ai ishte në spital, për shkak të plagëve të marra nga aksidenti, por më pas gjykata e shkallës së parë ndërroi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” nisur nga gjendja shëndetësore e tij. Prokuroria ka ankimuar vendimin.
Si ndodhi ngjarja? 23-vjeçarja, Xhesina Gega ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", që i jepte me shpejtësi dhe ka përplasur të renë, duke i këputur njërën këmbë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë. Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares është bërë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra. Jehon Breçani ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur fillimisht me murin, më pas me një pemë që e ka thyer dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar. I riu i është nënshtuar testit të alkoolit, por nuk rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike dhe shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e lartë. 19 vjeçari Jehon Breçani është djali i Erzen Breçanit, ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës.
keta jane vemjet e kombit qe sali berisha solli ne tirane ne vitet 90
PërgjigjuMalok I qelbur ..ptu...palaco...ti hiqet licensa biznesitt ketij letyre...njerez te poshter dhe te demshem....
PërgjigjuE ç’re thuash? Me shpejt doli ky nga burgu se ajo fatkeqe nga spitali. Edhe qeni i komshiut do vlente me shume
PërgjigjuTurp per kete vendim..turp.
PërgjigjuTek femijet tuaj dhe teka ata qe ju dhemb me shume e provofshi ju o gjykates/prokuror apo OPGJ qe i keni kopsitur letrat sic keni dashur
Përgjigju