Foto ilustruese

Shëndeti

Si ia doli Japonia të ulë numrin e njerëzve që pinë cigare brenda 3 viteve? Duke prezantuar alternativat pa djegie

13 Prill 2021, 14:09| Përditesimi: 13 Prill 2021, 14:12

  • Share

Nga Dr. Hiroya Kumamaru

“…në 2014-ën, tre produktet me ngrohje u hodhën zyrtarisht në tregun japonez. Ato kanë mundur të penetrojnë 25% [të popullsisë duhanpirëse], duke e bërë këtë produkt një sukses sa i takon reduktimit të cigareve në Japoni, deri në 30% për 3-4 vite.”

 Japonia u kthye në një shtet model për reduktimin e dëmit të duhanit, kur shitjet e cigareve ranë me 1/3-at brenda 3 viteve. Sekreti? Prezantimi në treg i alternativave pa djegie.

Alternativat pa djegie, si përshembull IQOS që përmend Dr. Hiroya, janë produkte të cilat mundësojnë imitimin e ritualit të duhanpirjes por duke shmangur djegien e duhanit. Këto pajisje elektronike ngrohin, në vend që të djegin fijen e duhanit, duke reduktuar riskun me 95%.

Pas shumë vitesh në kërkim të produkteve që zëvendësonin nikotinën- si përshembull ngjitëset me nikotinë- ishte hyrja në treg e pajisjeve si IQOS në 2014-ën, çfarë shtyu 30% të japonezëve të hiqnin dorë nga cigaret me djegie. Këtë e konfirmoi mjeku i specializuar për lënien e duhanit dhe zëvendës drejtor i Spitalit Universal AOI në Kawasaki, Dr. Hiroya Kumamaru, një konferencën online për reduktimin e dëmit të duhanit të organizuar nga Frost&Sullivan:

“Si përfundim, pasi u provuan një sërë terapish me zëvendësues të nikotinës, nuk pamë sukses. Sidoqoftë, që në 2014-ën, kur tre produktet me ngrohje u hodhën zyrtarisht në tregun japonez, ato kanë mundur të penetrojnë 25% [të popullsisën duhanpirëse], duke e bërë këtë produkt një sukses sa i takon reduktimit të cigareve me tym në Japoni, deri në 30% për 3-4 vite.”

Alternativat pa djegie, si përshembull IQOS që përmend Dr. Hiroya, janë produkte të cilat mundësojnë imitimin e ritualit të duhanpirjes por duke shmangur djegien e duhanit. Këto pajisje elektronike ngrohin, në vend që të djegin fijen e duhanit, duke reduktuar riskun me 95%. Ideja pas kësaj teknologjie erdhi pas studimesh të shumta të cilat tregonin se ishte djegia në 900 gradë Celcius e cigareve të zakonshme, ajo çfarë çliron bashkë me tymin 7 mijë përbërës kimikë, nga të cilët 100 është treguar se mund të shkaktojnë dëme serioze. Prandaj pajisjet pa djegie ngrohin dhe nuk bëjne tym.

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata e Barnave dhe Ushqimit autorizoi marketimin e IQOS si një produkt me risk të modifikuar në 7 korrik të 2020-ës. Ky vendim u mor pasi studime shkencore treguan se kalimi nga cigaret me djegie në sistemin IQOS redukton në masë të madhe ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme apo potencialisht të dëmshme.

Duke qenë ndër shtetet e para që e përqafoi këtë pajisje, Japonia ka treguar se këto alternativa janë të suksesshme kur mbështeten edhe nga legjislacioni. Dhe ndonëse këshilla e ekspertëve të shëndetit mbetet gjithmonë e njëjta: se duhani duhet lënë përfundimisht, duket se për miliarda të rriturit nëpër botë që zgjedhin të vazhdojnë, alternativat pa djegie mbeten një zgjidhje.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?