Politikë

Si janë 24 orë në qeli? Erion Veliaj për Report Tv: Jam më i lirë se ata që më sollën këtu

6 Mars, 22:02| Përditesimi: 6 Mars, 22:31

  • Share

 

Në intervistën ekskluzive për Report Tv Erion Veliaj tregon si janë 24 orët në qeli. Ndërsa thotë se është shumë më i lirë se ata që e futën në qeli.

Pyetje- Si janë 24 orë në qeli?

Erion Veliaj: Një dhomë 2 me 3m, iniciale të shkruara mureve, shule e dryna që trokëllijnë ditë-natë, dhe komunikim me pusulla.

Por, prapë se prapë, jam shumë më i lirë se ata që më sollën këtu. Jam më i lirë se Nesti Angoni, që duhet të ndërrojë emër e të shkojë si skuth në zyra postare me letra anonime.

Më i lirë se Ols Dado që, se ka 5, se ka 7 apartamente nga lejet e mia, burgun e ka në kokë e kurrë s’do ngopet. Më i lirë se portalet e SPAK-ut, që fyejnë reformën në drejtësi, ku nxjerrin çdo material nga dosjet e bëhen palë në padrejtësi. Qofshi mirë, kam mall dhe ju dua shumë!

 


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Erion Veliaj për Report Tv: Arrestimi im, përpjekje për të goditur PS! Rama, i vetmi që garanton që drejtësia të ketë 'peshore'! Dado në konflikt interesi


SI.E./xy/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: