Shëndeti

Si ju përmirëson shëndetin konsumimi i kanellës, vetitë e saj

23 Mars 2019, 15:17| Përditesimi: 23 Mars 2019, 15:24

  • Share

Kanella është një nga erëzat që  ka plot efekte pozitive për organizmin tonë. Një studim i ri nga “Universiteti i Michiganit” zbuloi se “cinamaldehide” , një nga përbërësit kryesorë të kanellës, ndikon në qelizat që ruajnë nivelin e yndyrës duke aktivizuar djegien e tyre.

Ajo ju ndihmon për mbajtjen nën kontroll të peshës. Një lugë çaji kanellë në ditë sjell shumë dobi për shëndetin.

Kanella është një antioskidant natyral, i cili stimulon qarkullimin e gjakut dhe lufton kolesterolin.

Kanella jep ndjesinë e ngopjes, çka e bën atë ideale kundër urisë psikologjike. 

Kanella stimulon sistemin imunitar, duke qenë kështu efektive në parandalimin e gripit apo ftohjes.

Kanella eliminon bakteret. 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?