Kuvendi i Shqiperise (Foto ilustruese)

Si ka mundësi që disa nga deputetët e zonave të veriut janë 'përfaqësuesit' më të këqinj të atyre zonave?

25 Tetor 2018, 19:31| Përditesimi: 25 Tetor 2018, 19:50

  • Share

Politika shqiptare, siç duket, na ka futur të gjithëve në një qorrsokak, nga ku zor se do të dilet kollaj. Nga mëngjesi deri në darkë flitet për ish deputetë të dënuar, para se të bëheshin deputetë e madje edhe për vepra penale kundër qenieve njerëzore. Tashmë, po flitet se këto persona edhe pasi janë larguar sa për sy e faqe nga pushteti, por në emër të pushtetit, duke i shërbyer atij, kanë vazhduar të konsumojnë vepra penale. Disa janë arrestuar e shumë të tjerë flitet se do të arrestohen.

Po të shikojmë konfigurimin e Parlamentit shqiptar nga 2013 e deri më sot, ai, duket se është shuar si konfigurim përfaqësues i përzgjedhjes, sepse shumë prej tyre janë dënuar e të tjerë pritet të arrestohen e dënohen. Çdo gjë ndodhë rreth boshtit kryesor të pushtetit politik, por vetëm ai mbetet i pacenuar dhe i patrazuar. Pra, të gjithë kanë faje, duke përfshirë dhe të inkriminuarit që erdhën në Parlament, që në emër të pushtetit, thuajse ja "bënë nënën popullit", por, ai që i zgjodhi, i solli dhe i mbajti në Parlament nuk ka asnjë lloj faji apo përgjegjësie. 


Dua të shtrojë disa pyetje,  jo si politikan, sepse nuk jam, jo si gangster, sepse s’kam qenë e nuk jam, por si një i ri që nuk përfaqësohet aspak dhe nuk identifikohet aspak me figurat që, janë futur në parlament në 2013, dhe po ashtu që disa janë rikonfirmuar në 2017, apo janë mbajtur si të fortë në fushatë, për më shumë vota, apo për të pasur me çdo kusht pushtetin.


Mund të marrim pafundësisht shembujt të këtyre modeleve të shëmtuara, por në Veri ka më shumë, për të kuptuar çfarë i ka bërë imazhit politikë dhe elitës politike politika aktuale. Unë, nuk dua të hyjë në analizën, nëse këto janë fajtorë dhe nëse janë të inkriminuar apo jo. Unë, dua të bëj një analizë në një këndvështrim tjetër: Kush është formimi arsimor i këtyre personazheve? Kush është kontributi i tyre në shoqëri, në shkencë apo në kulturë, para se të bëheshin “përfaqësues” të popullit dhe t’ia bënin nënën atij për çdo ditë, duke pasur mbështetje të fortë politike? 

Si ka mundësi, që të gjithë këta janë, thuajse, fare pa shkollë? Si ka mundësi të gjithë këta janë të gjithë të dënuar? Si ka mundësi që, thuajse, të gjithë këta janë të pasur dhe pothuajse në mënyrë të paligjshme, pa prodhuar asgjë, por vetëm për shkak të privilegjeve të përfituar nga angazhimi politik dhe më vonë nga marrja e pushtetit? Si ka mundësi që në listat e PS-së, por jo vetëm, nuk gjen një djalë apo një vajzë të shkolluar me meritë, qoftë brenda apo jashtë vendit, i varfër, por  dhe ekselencë? Si ka mundësi, që në listat e PS-së, dhe jo vetëm, nuk gjen djem apo vajza, që nuk vijnë me trashëgimi pushteti, qoftë edhe nga e kaluara e keqe e regjimit kaluar? Si ka mundësi, që niveli i shumë deputetëve apo kandidatëve të PS-së, dhe jo vetëm e kryesisht nga zonat e Veriut, janë përfaqësuesit më të shëmtuar të zonave që përfaqësojnë dhe vijnë? 

A thua në Dibër, Lezhë, Shkodër, Kukës e më gjerë nuk ka djem e vajza të mrekullueshëm, të shkolluar, të suksesshëm që i kanë të gjitha cilësitë për të qenë përfaqësues të denjë të sovranit? 

Si ka mundësi që, ne pushtet kemi personat me mediokër e thuajse pranë analfabetizmit që me t’u angazhuar në politikë, në mënyrë qesharake bëhen edhe doktor shkencash, duke e fyer shkencën dhe ata që merren seriozisht në jetë me të? Ku është modeli politik i kandidatit apo përfaqësuesit të sovranit?

Kush do të jenë kandidatët e ardhshëm për bashkitë dhe anëtarët e këshillave? Si duket puna, do të jenë të njëjtët fundërrina që, thjeshtë, do të riciklohen!

Komento

Komente

  • Tahipi: 27/10/2018 08:28

    Z Alban perjashto SHkodren se nik Jane Ashtu siç thua ti po Shiko keshillin bashkiak cfar llumit ka brenda.

    Përgjigju
  • Muji: 27/10/2018 07:22

    Alban leri kto,na shpejgo çfare te lidhi me Kaubojsin dhe pse u ndat kur filluan ti mbarohen leket? Ti ke qene keshilltari i ish-deputetit Eduart Ndocaj,dhe zevendes kryetar i partise tij mediokre...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?