Foto ilustruese

Si ka ndikuar koronavirusi në marrëdhënien mes çifteve, mësoni si po ndodhin takimet romantike këto kohë

6 Prill 2020, 20:18| Përditesimi: 6 Prill 2020, 20:26

  • Share

Koronavirusi dhe izolimi kanë ndikuar edhe në njohjet mes çifteve, në një kohë kur teknologjia ka marrë një hov si kurrë më parë në jetët tona.

‘Gjuetitë’ e drejtpërdrejta dhe të shpejta tani janë kthyer në biseda të gjata nëpër aplikacionet e njohjeve në mbarë botën, duke rikthyer nostalgjinë e të njohurit në një mënyrë ndryshe të partnerit.

Sipas “The Economist”, në këtë kohë, kompanitë që kanë krijuar aplikacionet e çifteve, po shohin rritje të madhe të numrit të përdoruesve dhe të kohës që kalojnë në rrjet.

Për Trevor Barnes, një mësues 27-vjeçar nga Hershej i Pensilvanisë, karantina mund të ishte e tmerrshme. Ai jeton vetëm në një apartament bashkangjitur shkollës ku ai punon dhe është plotësisht i mbyllur.

Për dhjetë ditë ai nuk ka mundur të dalë jashtë as për të blerë sende ushqimore. Megjithatë, Barnes ka zbuluar se të qenit i mbyllur brenda, nuk do të thotë se duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij romantike.

Gjatë javës së kaluar ai ka takuar disa gra, të gjitha me telefonata dhe video.

 “Unë shkoj në shumë takime, normalisht, nga ‘Tinder’, ‘Hinge’, ‘Bumble’, të gjitha këto”, thotë ai, por kurrë nuk ka gjetur dikë, me të cilën të godasë me të vërtetë.

 “Kjo ka qenë një mënyrë e mirë për të kuptuar një qasje më serioze”, shprehet Trevor.

Një gjeneratë që lidhet me telefonat gjithsesi është ndoshta edhe e pajisur mirë për të përtërirë disa nga problemet që imponon izolimi social.

Shumë të rinj po dëshmojnë se vetëm se nuk mund të takosh dikë personalisht, nuk do të thotë se nuk mund ta takosh.

Një aplikacion i njohur i quajtur “Hinge”, thotë se 70% e përdoruesve të tij kanë shprehur interes për të shkuar në takime dixhitale.

“Match Group”, pronarët e “Tinder”, po japin disa veçori të aplikacionit që zakonisht kushton, për të pasqyruar faktin se njerëzit kanë më shumë kohë për të kaluar.

Të gjitha aplikacionet e takimeve janë duke inkurajuar përdoruesit të provojnë takimet me video. Një opsion në “Instagram”, i quajtur “Love is Quarantine” (dashuria është karantinë), është lançuar tashmë duke parodizuar një shfaqje popullore të “Netflix”, të quajtur “Love is Blind” (dashuria është e verbër).

Krijuesit e saj, Thi Lam dhe Rance Nix, të cilët ndajnë një apartament në Brooklyn të Neë York, thonë se shpikja e tyre është bërë virale.

Por, mund të ketë edhe më keq.

“Kjo na ka rikthyer në një mënyrë më të vjetër të lidhjes me njerëzit, e cila është thjesht e folura, jo gjithë ato shenja vizuale në profile”, thotë Katie Nelson, një gazetare e mbyllur në shtëpinë e prindërve të saj në Mineapolis.

Ajo dikur dëshpërohej nga burrat që nxitonin të takoheshin përpara se të njihnin njëri-tjetrin. Kur izolimi të mbarojë, mund të jetë e tepërt të shpresojmë se kthimi i njohjes së ngadaltë do të zgjasë. Por deri atëherë disa njerëz mund të jenë bërë ekspertë për këtë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?