SPAK vijon pa u ndalur operacionet për goditje e rasteve të abuzimeve me tenderat në radhët e zyrtarëve të lartë, ku ditën e sotme ka mësyrë në Ministrinë e Brendshme. Në pranga ranë 9 zyrtarë e ish zyrtarë, mes të cilëve ish -drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila akuzohet si ‘koka’ e abuzimit me tenderin 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë duke bashkëpunuar me zyrtarët e tjerë të njësisë së prokurimit dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.
Tenderi i Ministrisë së Brendshme që u kallëzua nga deputetët e opozitës parlamentare Halit Valteri dhe Myslim Murrizi, të cilët e çuan në SPAK, 1 kapele polici kushtonte rreth 350 euro dhe se fituesi kishte dhënë një ofertë me 5 miliardë lekë më shumë se kompanitë e tjera të skualifikuara. Për këtë tender fitoi një bashkim i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E shpk” me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l., me administrator Pierluigji Poletti por me pronar EFFEPI INVEST SRL – 100 % me zotërues Fiorella Polloni dhe Pierluigji Poletti, , kompania “Lovers s.r.l” me kater aksioner, Giuseppe Enzo Schiati, Maria Corti, Katia e Suzan Schiati; dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A me pronar Vedat Yakupoglu.
Abuzimi me tenderin 2.8 miliardë lekë për uniformat e policisë nis që nga përcaktimi i kompanisë fituese. Ky tender u pezullua njëherë në 19 korrik të 2019 dhe më pas procedura u rihap më 5 nëntor 2019. Me hapjen e procedurës në garë ishte një kompani kroate që ishte bashkim i operatorëve ekonomik prej 6 kompani të huaja. Por kjo kompani u pezullua nga gara me pretekstin se nuk arriti të paraqesë mostrat / kampionet të disa prej artikujve që kërkohen të prokurohen dhe pas saj u fut një kompani turke që gjithashtu u skualifikua. Në fund në lojë futet bashkimi i 4 operatorëve ekonomik, një shqiptare dhe 3 të huaja, “D&E shpk” + “Summer Conf s.r.l.+ “Lovers s.r.l” +“yakupoglu tekstil ve deri san. tic. as a. vedat yakupoglu” që fituan tenderin. Sipas hetimeve të SPAK, ishte ish drejtoresha e prokurimit publik Edlira Naqellari që kishte favorizuar këto kompani, e cila më pas u abuzua edhe me cilësinë e uniformave të policisë, sasinë e tyre dhe çmimin e tyre.
Si u fitua tenderi nga bashkimi i 4 operatorëve ekonomik? Në fillim të procedurës në Komisionin e vlerësimit të Ofertave skulifikuan kompaninë kroate e renditur e para dhe kishte ofruar 5 miliardë lekë më pak. Por drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari dyshohet se ka ushtruar presion ndaj pjesëtarëve të komisionit që të s’kualifikohej kompania e parë dhe të fitonte kompania e përzgjedhur nga ajo “D&E shpk” + “Summer Conf s.r.l.+ “Lovers s.r.l” +“yakupoglu tekstil ve deri san. tic. as a. vedat yakupoglu” edhe pse ata nuk plotësonin një sërë kushtesh teknike dhe kishte mungese dokumentacioni të theksuara falsifikuar dhe dokumentacionin e paraqitur.
Pjesë e abuzimit më këtë tender lidhej me cilësinë e uniformave, sasinë e tyre dhe rritjen e çmimeve. Tenderi me vlerë 2.8 mld leke i pezulluar ne korrik të 2019, u rihap ne nentor të 2019 dhe u përmbyll me fituesin në maj të 2020 të bashkimit të operatorëve ekonomik të 4 kompanive, 1 shqiptare dhe 3 të huaja, ku vihet re se kanë përgjysmuar sasinë e uniformave, kapeleve dhe këpucëve që do të prodhonte për policinë dhe ka rritur çmimet. Pra sasitë do të blihen më pak dhe me çmimin e tenderit fillestar prej 2.8 miliardë lekësh.
Tenderi është mbajtur në datë 11.05.2020 dhe sipas ligjit, klasifikimi duhet të ishte bërë brenda 10 ditësh, por ndërkohë fituesi është publikuar online më datë 14.07.2020″. Në fillim të procedurës në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave ishin 3 anëtarë por u shtuan papritur dy anëtarë të rinj pa asnjë shpjegim, duke e çuar numrin në pesë persona. Po kaq papritur një nga anëtarët e komisionit dha dorëheqjen më datë 9.06.2020 në mes të procedurës pa asnjë shpjegim.
Menjeherë pas shpalljes së fituesit, u pa që tenderi kishte probleme dhe “OpenData”, e publikon si tender me abuzime të larta, ndërkohë që një ndër kompanitë e skualifikuara ankohet në Agjencinë e Prokurimeve Publike për procedurat e ndjekura.
Historitë me problematika dhe akuza në lidhje me tenderat e uniformave të policisë të shpallur dhe më pas të anuluar duke ngritur mjaft “flamurë të kuq” për procedurat e ndjekura, datojnë prej vitesh. I dënuari më i fundit në lidhje me abuzimin me tenderin e uniformave të policisë ishte edhe Bujar Murati, i arrestuar për tenderin korruptiv prej 24 mln lekë me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe për kanali vaditës pak ditë më parë. Murati ka qenë i arrestuar edhe në 2009 për abuzim me tenderin e uniformave të policisë gjatë operacionit 'Prokurimi i fundit". Në atë kohë Murati ishte drejtor i përgjithshëm i prokurimeve publike.