Marjana Koçeku, reagimi i saj në rrjete sociale

Politikë

'Si Lenka Çuko?' Neomalsorja reagon pas sulmeve: Disa prej jush u ka ngec sahati në komunizëm! Më vjen gjynah për ju, unë jam lindë e rritë në demokraci

17 Mars, 21:34| Përditesimi: 17 Mars, 22:09

  • Share

Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë pritet të jetë Marjana Koçeku, e cila është njohur në median sociale si një sipërmarrëse shumë e famshme në fushën e agroturizmit

E njohur si "Neomalsorja" kandidatja në listën e mbyllur të socialistëve në Shkodër ka reaguar lidhur me sulmet dhe krahasimet që po i bëhen me Lenka Çukon, e cila  u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, në moshën 33 vjeç pasi u mor nga fshati.

“Nuk due me u ndal hiq për me komentue nëse do jem deputete e zgjedhun apo "e emërueme". Ky asht sistemi zgjedhor të cilit i përket ky cikël i jemi fillestar, dhe për mue, ma e randsishmja asht që ajo çka due me sjellë un për komunitetin tem, të vijë mes jush si një frymë pozitive.

E sa për krahasimet me Lenka Çukon, si një ish-studente e shkencave politike, ndjej keqardhje që disa prej jush u ka ngec sahati në të kaluemen dhe ende e ktheni kryet mbrapa për me gjetë ndonjë gjë të ngjashme me periudhën e realizmit socialist. Sepse unë, personalisht, besoj se gjaja ma e keqe që mundet me i ndodhë një kombi asht nostalgjia për komunizmin; si rrjedhojë, më vjen realisht gjynah për ju! Unë jam lindë e rritë në demokraci dhe udhëhiqem veç nga parimet e shenjta demokratike!

Qarkun e Shkodrës, është më i rëndësishmi në veri të vendit. Në listën e mbyllur të PS-së në qarkun e Shkodrës është edhe Xhenis Çelaj, vajza e deputetit të deritanishëm që iu bashkua socialistëve nga Partia e Lirisë, Agron Çela, i cili së bashku me Paulin Stërkajn nuk do të jenë më mes ligjvënësve të ardhshëm.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenka: 17/03/2025 23:05

    Kjo neoLenka ben sikur e ka per parim dialektin, po e shkreta thjesht nuk di te shkruaje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?