Edhe pse ishte në kërkim prej kohësh si një prej personave më të rrezikshëm në vend, Talo Çela lëvizte me makina luksoze në qendër të Tiranës. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, informohej për lëvizjet e tij, fakt që vërtetohet edhe nga një email i cili është shpërndarë në rrjetet sociale pas hakerimit të emailit të tij. Gledis Nanos i bëhej me dije se një burim ka bërë me dije se Talo Çela është parë na makinë me një femër dhe një fëmijë, ndërsa edhe herë të tjera ka qenë vetëm.
Sipas burimit, Çela është takuar me Ervin Matën dhe ka dyshime që ky i fundit do e përdorte për eliminimin e një prej kundërshtarëve të tij.
Emaili i publikuar në rrjetet sociale
Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një informacion i cili bën fjalë për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tijë.
Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek një hotel me adresë tek Rruga e Dibrës. Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makinë me një femër dhe një femijë kurse me datën 5 ka qënë vetëm. Sipas informacionit, Talo Çela ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata. Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im. Burimi i informacionit dyshon se e tijë.
Ju bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën.
Nuk me duket i besueshem si info.Ngjan me /Qytetarin dixhital/,me thane,degjova,morra vesh.Thashethemet e /me te degjuar/ nuk merren seriozisht nga asnje polici e gjykate serioze e botes,prandaj dhe Nano nuk ka reguar,sepse e dinte qe //llafe pazari// te tilla jane pavlere.Te vetmen gje qe mund te bejne,eshte te kontrollojne kamerat e hotelit.
Përgjigjupo te ishte info kot sdo ishte ne emailin e drejtorit.po si ka mundesi asnje nk flet e nk jep sqarime kjo eshte me problematike a ka shtet shiperia a do behet ndonjeher mjer shqiptaret
Ky eshte i lidhur me shtetin edhe policia i rr.an leshin.Po ta ndale njeri kte tipin me nje telefon i heq nga puna te gjithe policat ndaj se rrun trapin edhe leviz me Q8 sidomos periferive.Imagjino Shqiperia sa e vogel eshte te sfidoje ky koklopa nje shtet te gjithe. Kjo politike e degjeneruar nga te gjitha anet kto lloj mostrash investon. Shikoni sa jane shtuar grupet e vrasesve sepse jemi shtet mafjoz o me shtetin ose vdis.Zoti na shpetofte nga ky llum politik.
Përgjigju