Mbi varrin e tij duke qarë me lot në dhe me zë, motra e Ziver Veizit, Trëndafilja nuk po gjend dot qetësi shpirtërore. Dhimbja e ka mbytur ndërsa të vetme fjalë që mund të nxjerrë nga goja janë "si më le vetëm o shpirt, motra të do shumë".
Në 11- vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, familjarët e Ziver Veizit të vrarë në protestën para Kryeministrisë, kanë vendosur kurora me lule tek banesa e tij e fundit, ndërsa shprehen se drejtësinë do e kërkojnë deri sa të marrin frymë.
"Ne kërkojmë drejtësi deri sa të rrojmë për vëllanë tonë. Nuk dua të më zësh në gojë as Berishën e as Bashën, do ta kërkojmë drejtësinë deri sa ta gjejmë", tha Trëndafilja.
Homazhet për Ziver Veizin janë bërë nga familjarë, miq dhe drejtues të pushtetit vendor ne varrezat e fshatit Zenelaj Bashkia Gjirokaster.
Lajmi kryesor:
11 vite pa drejtësi për vrasjen e familjarëve të tyre, vajza e Ziver Veizit me lot në sy: Kam mall për babanë! Xhaxhai i Aleks Nikës: Hetimi është i dobët
//ReportTv.al