Aktivistja Delina Fico

Kronikë

 “Si more s’ka pikë fisnikërie, gjuhë vulgare”, Delina Fico ndërhyn në debatin për Teatrin: Paaftësi e trishtim i madh

6 Korrik 2018, 10:41| Përditesimi: 6 Korrik 2018, 10:45

  • Share

Në debatin e ndezur për Teatrin Kombëtar, që ka kulmuar ditën e djeshme pas votimit në parlament të projektligjit për nisjen e negociatave për ndërtimin e Teatrit të ri, ka ndërhyrë edhe aktivistja e shoqërisë civile, Delina Fico. Në një shkrim në Facebook, Fico është ndalur tek diskutimi publik për shembjen e Teatrit. Fico thotë se shumica e atyre që kundërshtojnë shembjen e Teatrit, nuk pranojnë qasjen ndryshe dhe përdorin një gjuhë vulgare.  

Si, more, mund te debatosh per nje ceshtje, e cila nuk ka te beje me shkelje flagrante te te drejtave te njeriut, e te hedhesh helm vulgar per kedo qe eshte rrotull - qeveritare, politikane dhe ish-politikane, aktore, njerez te tjere te artit, gazetare - qe nuk mendojne si ty dhe e perkrahin ndertimin e teatrit te ri sipas projektit te qeverise?”-shkruan Fico.

Reagimi i plotë i Ficos:

I gjithe debati per Teatrin Kombetar dhe protestat paqesore jane krejt legjitime ne nje demokraci, si menyra per te shprehur kundershtine per nje projekt kulturor.

 Por, gjuha vulgare e perdorur nga shumica e atyre qe e kundershtojne ndertimin e nje teatri te ri, sipas projektit te qeverise, me le pa tekst, qe thone ne Kosove. Si, more, mund te flasesh per artin e te perdoresh vetem fjale urrejtjeje dhe vulgare?

Si, more, mund te debatosh per nje ceshtje, e cila nuk ka te beje me shkelje flagrante te te drejtave te njeriut, e te hedhesh helm vulgar per kedo qe eshte rrotull - qeveritare, politikane dhe ish-politikane, aktore, njerez te tjere te artit, gazetare - qe nuk mendojne si ty dhe e perkrahin ndertimin e teatrit te ri sipas projektit te qeverise?

Si, more, nuk ka asnje pike fisnikerie ne kete qasje kundershtuese? Paaftesia e shume personave publike per te qendruar ne kufijte e edukates dhe etikes se shprehjes eshte trishtim i madh dhe nje nga plaget e renda te debatit publik ne vendin tone te vogel.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?