Si mund ta kufizojmë ndotjen e mjedisit nga super të pasurit?

6 Janar 2023, 18:44| Përditesimi: 6 Janar 2023, 18:51

  • Share

Duke filluar me jahtin e Roman Abramoviçit dhe avionin privat të Taylor Swiftit, e vazhduar me magazinat e mëdha të Amazon-it të Jeff Bezonit - stili i jetës dhe bizneset e miliarderëve dëmtojnë planetin.

Indinjata qe shumë e madhe kur Kylie Jenner postoi korrikun e kaluar një fotografi ku pozonte me të dashurin e saj, Travis Scott, në krah të dy avionëve privatë. Mbishkrimi i fotografisi: "Marrim timin, apo tëndin?”  

"Evropa po digjet flakë, kurse Kylie Jenner i hipën avionit privat për një fluturim 15 minutësh,” komentoi në Twitter, Cara Lisette. Mesazhi i saj ishte një nga shumë komentet viralë në përgjigje të postimit të Kylie Jenner-it.

"Unë mund të ricikloj çdo gjë, të blej rrobat të përdorura, të kthej në kompost mbeturinat dhe ta prodhoj vetë ushqimin gjithë jetën time, e megjithatë nuk do të jem në gjendje të kompesoj dëmin që i bën ajo mjedisit me një nga fluturimet e saj,” shkruante Cara Lisette. 

Mesazhi që postoi në Instagram Kylie Jenner nxori shkaktoi zemërim të madh tek të rinjtë në vendet e pasura, që ndihen nën presion për të ulur dioksidin e karbonit. Ai postim tregon për hendekun e madh që ekziston midis dëmtuesve më të mëdhenj të ambientit dhe brezit të tmerruar nga ndryshimet e klimës, të zemëruar nga padrejtësitë dhe ngurues, kur është puna për të hequr dorë nga pjesa e parehatshme e stilit të jetës.  

"Kjo është pikërisht pse unë nuk e marr më mundimin,” shkruante në Twitter një 24-vjeçar.

Kohët e fundit avionët privatë të njerëzve të famshëm si Taylor Swift dhe Kim Kardashian kanë bërë fluturime për distanca, që mund të ishin bërë me makinë brenda disa orëve. Udhëtimet e tyre emetojnë brenda disa minutave më shumë dioksid karboni se sa emeton një fshat indian gjatë gjithë vitit. Të dhënat e fluturimeve tregojnë se në fillimit të dhjetorit 2022, avioni privat i Kelie Jennerit dhe ai i Travis Scottit patën bërë të njëjtën udhëtim me dallim se u ulën në aeroportin Van Nuys të Kalifornisë me pesë orë diferencë kohore. 

Megjithatë emetimet e dioksidit të karbonit nga njerëzit e famshëm përbëjnë vetëm një grimcë të dioksidit të karbonit që çlirohet në ujrat detare. Jahtet e mëdha, si ai i oligarkut rus të naftës, Roman Abramovich, që është 162 metra i gjatë dhe ka dy pista helikopterësh dhe një pishinë, çliron shumë herë më tepër dioksid karboni se sa gjithë shtëpitë, aeroplanet dhe limuzinat e kombinuara bashkë.

Një studim i publikuar në vitin 2021 vlerëson se jahti i Abramovichit ka emetuar në vitin 2018 më shumë dioksid karboni se ishulli i Paqësorit Tuvalu, që popullohet nga 11 mijë vetë.

"Kjo gjë të trishton shumë," thotë Beatriz Barros, studiues në Universitetin e Indianës i cili ka kryesuar hulumtimin, "sepse ishujt rrezikohen shumë më tepër se të tjerët nga pasojat e ndryshimit të klimës, siç është përshembull rritja e nivelit të ujrave.”

Nivel 'i çuditshëm” emetimi i dioksidit të karbonit

Për dekada me radhë pabarazia më e madhe në emetimet e dioksidit të karbonit ka qenë midis vendeve të pasura dhe atyre të varfëra. Por tani, pabarazitë brenda për brenda vendeve shihen më shumë tek diferencat midis stilit të jetës që dëmton mjedisin dhe klimën dhe atij që nuk e dëmton.

Një përqind i botës, që kanë rrogat më të larta, ku hyjnë ata që fitojnë rreth 124 mijë euro (132 mijë dollarë) në vit, është përgjegjës për një të pestën e sasisë së shtuar të dioksidit të karbonit në 30 vitet e fundit. Kjo pjesë e popullsisë jeton në qytete duke filluar nga Majami e përfunduar në Mumbai.

Anisha Nazareth, analiste që merret me pabarazitë në emetimin e dioksidit të karbonit pranë Institutit për Mjedisin në Stokholm, thotë se: "Ky një përqindësh emeton faktikisht të njëjtën sasi dioksidi karboni që emeton 50 përqindshi më i varfër i njerëzimit, kështu që në krahasimin e tyre duket qartë se kjo sasi dioksidi karboni përbën një sasi të madhe në bilancin e dioksidit të karbonit.” 

Njerëzit që janë pjesë e këtij grupi me të ardhura të larta nuk kanë stilin shpërdorues të jetës që kanë miliarderët. Por ndërkohë që avionët privatë dhe jahtet e mëdhenj janë në krye të listës, anijet e lundrimit dhe avionët komercialë me pasagjerë vijnë direkt pas tyre. Fluturimet me avion janë një nga aktivitetet më dëmtuese të ambientit në botë.

Megjithëse avionët shkaktojnë rreth 3 përqind të dioksit të karbonit të emetuar, fluturimi është burimi më i madh i ndotjes së ambientit. Ekspertët vlerësojnë se 2-4 përqind e ndotjes vjetore globale ka të bëjë me aeroplanet.

'Mbështetje e çuditshme' për stilin e jetës të të pasurve

Analistët mendojnë se duke rritur taksat, duke plotësuar mungesat ligjore dhe duke mbyllur parajsat fiskale, politikbërësit mund t'i ndalojnë të pasurit që të shkaktojnë emetime të mëdha dioksidi karboni me stilin e tyre shpërdorues të jetesës. Në këtë mënyrë do të jepeshin më shumë para për të investuar në infrastrukturën e energjisë së pastër, kusht për të ndaluar ngrohjen e klimës.

Por politikat që synojnë rritjen e taksave hasin shpesh në rezistencë të madhe, edhe prej atyre që mund të përfitojnë nga to. "Në realitet ne shohim një mbështetje të habitshme për stilin e jetës të njerëzve shumë të pasur,” thotë Stefan Gössling, professor në Universitetin Lund të Suedisë, i cili është marrë me studimin e pabarazive në emisionet dioksidit të karbonit shkaktuar nga fluturimet me avion.

Njerëzit e rritur në kultura që idealizojnë pasurinë dhe të pasurit shpesh i kundështojnë politikat për t'u kufizuar atyre stilin e jetës, si për shembull kufizimin duke vendosur taksa mbi fluturimin, të cilat do preknin më shumë të pasurit.

Në BE gjysma e shpenzimeve për udhëtimet ajrore shkaktohet nga të pasurit, që përbëjnë 20 përqind të atyre që fluturojnë. Në SHBA dhe Kanada, 19 përqind e të rriturve që fluturojnë më shumë se katër herë në vit, përbëjnë 79 përqind të fluturimeve. Disa shkencëtarë dhe politikanë kanë bërë thirrje për të vendosur taksa fluturimi, me të cilat do të shtoheshin kostot e fluturimit për çdo fluturim shtesë të personit.

Këto politika për të luftuar pabarazitë duke taksuar fluturimin mund të sjellin të ardhura të rëndësishme nga ata që janë në gjendje të paguajnë. Një studim i publikuar në tetor nga Këshilli Ndërkombëtar për Transportin që nuk Dëmton Ambientin, International Council on Clean Transport, një institut ambientalist, ka treguar se vendosja e një takse globale fluturimi mund të sjellë 121 miliardat e nevojitura çdo vit për të investuar në dekarbonizimin e fluturimit, që synohet të arrihet në vitin 2050.

Ata që fluturojnë vazhdimisht, duke fluturuar më shumë se gjashtë herë në vit, dhe përbëjnë vetëm 2 përqind të popullsisë, do të paguanin 81 përqind të fluturimeve. Politikbërësit do të kufizonin emisionet e dioksidit të karbonit shkaktuar nga më të pasurit duke ndaluar avionët privatë që fluturojnë me kerozinë.

Një ndalim i tillë do të godiste një përqindje të vogël të fluturimeve, por mund të detyronte miliarderët të investonin në teknologjitë e pastra, që nevojiten për të fluturuar në mënyrë ekologjike. Ekspertët thonë, se investimet e hershme si këto do të ndihmonin ecjen përpara në futjen në përdorim të karburanteve të qëndrueshme për fluturimet ajrore dhe futjen në përdorim të fluturimeve elektrike për të gjithë, duke i futur ato më shpejt në përdorim dhe duke ulur më shpejt kostot.

Analistët po ashtu theksojnë se kreu 1 përqindshit të rrogave më të larta si dhe kreu 10 përqindësh që paguhet 37,200 mijë euro në vit, nuk duhet të ndalojnë së menduari në mbrojtje të klimës kur bëjnë blerjet e tyre.

Një studim i publikuar në revistën Nature në vitin 2021, ka nxjerrë se njerëzit e pasur luajnë rol të madh në ngadalësimin e ndryshimeve të klimës duke qenë konsumatorë, investitorë, shembuj që ndiqen, pjesëmarrës organizativë dhe qytetarë.

Kjo mund të thotë ndërprerje e financimit të kompanive të karburanteve me bazë fosile, bërje fushatash transporti publik në takimet e këshillave lokalë, ose ushtrim presioni mbi manaxherët e kompanive për të zëvendësuar fluturimet për punë me takime virtuale.

"Nëse këta njerëz që ndodhen në krye të shoqërisë, matur me të ardhurat dhe ndikimin, i venë në jetë gjëra të tilla, atëherë ne mund të shohim se ndryshimet bëhen më shpejt se sa janë bërë deri tani,” thotë Kristian Nielsen, një shkencëtar në mbrojtje të klimës dhe autori kryesor i studimit. "Kjo gjë nuk është e mundshme nga njerëzit e zakonshëm.”

Por kjo gjë funksionon edhe në drejtimin e kundërt. Disa nga njerëzit dhe kompanitë më të pasura të botës kanë dhënë para për të bërë lobiim kundër politikave që rrezikojnë karburantet me bazë fosile. Për të pasurit, thotë Nazareth nga Instituti ambientalist i Stokholmit, "një problem i madh është faktikisht mënyra me të cilën ushtrohet ndikimi politik duke financuar fushatat dhe ndikimi në përgjithësi në stilin e jetës të gjithë të tjerëve./DW

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?