Si mund të kopjohet një opozitë e paimitueshme!

1 Tetor 2020, 21:49
  • Share

Ka një tendencë qesharake në radhët e opozitarëve, mediave dhe propogandës rreth tyre, kur për çdo masë, vendim dhe deklaratë të Kryeministrit dhe përfaqësuesve më në zë të mazhorancës, vrapohet për të deklaruar se po kopjojnë opozitën.

Edhe kur ra tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 dhe nis puna për menaxhimin e pasojave, e deri tek konferenca ndërkombëtarëve e donatorëve dhe projekti i rindërtimit, opozitarët tanë thonin për çdo gjë se PS dhe qeveria po kopjonin “Opozitën e Bashkuar”. Nëse u kërkon sot opozitarëve, që të tregojnë qoftë edhe një fije letër të vetme nga projekti i tyre për rikthimin e jetës normale në perimtetrin e zonës së shkatërruar, askush nuk e ka.

E njëjta situatë u krijua edhe gjatë pandemisë globale të koronavirusit. Pas çdo hapi që hidhte qeveria, ministria e Shëndetësisë dhe institucionet që përballojnë çdo ditë pasojat e Covid-19, sërisht PD dhe aleatët e saj të tjerë nxitonte që të deklaronte se po na kopjon qeveria. Po na kopjon Edi Rama. Po na kopjon mazhoranca. Ishin të njëjtët që bënë gjithçka për ta shndërruar edhe një situatë thellësisht shëndetësore, në një fushatë opozitare, për përfitime politike dhe elektorale. E sërish nën moton se dikush nuk bënte gjë tjetër në këtë vend, veçse rrinte natë e ditë zgjuar, për të kopjuar idetë e tyre gjeniale.

Për të ardhur tani në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021, kur opozitarët janë në garë me njëri tjetrin brenda partive se kush e kush të bjerë më shumë në sy të Kryetarit që të përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë, kanë gjetur një cak të ri politik. E kanë gati tezën e kopjimit, që mazhoranca dhe Edi Rama i bën sistematikisht, ideve të tyre brilante. Por me një specifikë këtë radhë. Siç është e udhës, fokusi në prag të çdo palë zgjedhje, është tek programi social- ekonomik i opozitës. E cila përmes saj, tenton që të joshë sa më shumë fasha dhe target grupe të popullsisë, në mënyrë që të maksimizojë mbështetjen për të.

Ndaj refreni i opozitarëve tanë tashmë lidhet me kopjimin fjalë për fjalë e germë për germë që PS dhe qeveria po i bëka programit të tyre të zhvillimit. E për ta konkretizuar këtë, u eksituan para mikrofonave, kamerave dhe pas banaqeve televizive me atë që e quajtën fillimisht “programi ekonomik me 5 hapa i PD”. E pasi thanë se e kishin gati tashmë, u mbetej vetëm një gjë e vockël,- fitorja e zgjedhjeve,- në mënyrë që ta vinin në zbatim dhe të na shpëtonin njëherë e mirë nga ferri për të na çuar më parajsë. Ndaj, sapo dikush nga mazhoranca përmendte diçka që lidhej me ekonominë, të gjithë opozitarët i suleshin duke u thënë se, kishin kopjuar planin e tyre magjik.

Por kjo valë dalldie rreth diçkaje që nuk ishte as plan, as program, as me 5 hapa, e as ekonomik, u shua shpejt e shpejt. Sepse ekspertët më të mirë të vendit dhe drejtuesit e institucioneve serioze financiare, nisën të sqaronin se nuk kishin të bënin me diçka kaq pretencioze, sa ç'kërkonin ta bënin mediat dhe propoganduesit e zellshëm opozitarë. Kjo e shfryu shpejt e shpejt tullumbacen e programit ekonomik të PD, që sa mezi po priste të bënte mrekullitë e pa ndodhura historikisht në këtë vend, për tu fshehur pas fjalëve të veta dhe pas deklaratave që nisën ti binin hasha.

Derisa detyruan kryetarin e PD Lulzim Basha, ose siç kanë dëshirë ta thërrasin opozitarët tanë “kandidatin për Kryeministër”, që të fshihej pas maskës. E të deklaronte se “plani ynë me 5 hapa nuk është program elektoral” siç u shit me tam-tame të mëdha prej disa ditësh me radhë por, ai qenka thjeshtë “një plan rimëkëmbje për 6 muajt në vazhdim”. Fat i madh thuaj që ka ende njerëz që ti pëshpërisin ndonjë fjalë të hajrit ende në vesh Lulzim Bashës thuaj, se përndryshe bashkë me programin e pretenduar, do bënin qesharak gjithë fushatën elektorale të opozitës sonë rrugore. Fat akoma më i madh duhet konsideruar fakti, se si për tërmetin ashtu edhe për covid-19 dhe programin ekonomik, të paktën PD nuk ka bërë plane më shume se me 5 hapa. Jo vetëm për të mirën e tyre që ti mbajnë mend. Por edhe për gjithë të tjerët, që ti harrojnë kollaj, pasi të përfundojnë avazin e vjetër të kopjimit.

Ajo që nuk harrohet asnjëherë në gjithë këtë histori, është fakti se një forcë politike dhe një opozitë që nuk ka busull prej afro 2 vjetësh, nuk çfarë ti kopjosh. Sepse ajo është e pakopjueshme. E paimitueshme. Unikale në llojin e vet, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë hapësirën e botës demokratike.

Kur nuk ke as deputetë në Parlament dhe as përfaqësues në pushtetin lokal, sigurisht që nuk mund të kesh as program. E për rrjedhojë, askush nuk mund të kopjojë, diçka që mungon. Që nuk ekziston. Sepse nuk ka ndodhur kurrë që të kopjohet dikush, që mirë nuk shkon në shkollë, por nuk ka as fletore. Ndaj, rikthehuni njëherë në klasë se keni bërë shumë mungesa dhe shohim e bëjmë pastaj, nëse e kopjoni ju mazhorancën, apo ajo ju!

Komento

Komente

  • Pelioni: 02/10/2020 09:30

    Fatkeqsi për ju shqupistët që nuk arrini të kuptoni se çfar keni ju për të kopjuar,kur bëmat tuaja në këto 30 vjet janë fatkeqsia e këtij kombi,konkretisht t'ju kopjosh: Zgjedhjet e 96 Piramidat tip sude&Alimuçaj Vitin e mbrapsht 97 Grushtin e shtetit 98 21 Janarin Gërdecin Daljen nga parlamenti Molotovet Vrasjet dhe marrjen e jetës së më se 3000 shqiptarve Vrasjet brënda llojit A.Hajdari,S.Olldashi,e të tjerë Takimet e fsheta me Sllobodan e harkan Lënien pa varr të Remzi Hoxhës Vjedhjet galopante me rrugën e kombit Drejtësinë tuaj të plepave Tiranën shurrtore apo Shqipërinë Bathore Shitjen me firmë e vulë të 354.4 km katrore det Greqisë E të tjera bëma tuajat ku thërret qameti. Z.shqupistë t'ju kopjosh ju do të thotë që emri Shqipëri të fshihet nga harta e botës,pasi kjo është dhe ëndrra e qëllimi i babait tuaj shpirtëror Sali Ram Shiqere Berisha.

    Përgjigju
  • Haha: 01/10/2020 22:41

    PD pa busull normalisht kur ka kryetarin pa by** e

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?