Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas e nxjerr jashtë Shtëpisë së Bardhë. "Po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore. Dhe kjo që po bëni është mungesë e madhe respekti për këtë vend", ngriti zërin Donald Trump në kulmin e mosmarrëveshjes. "Vendi juaj është në vështirësi të mëdha”, vazhdoi Trump, duke ia ndërprerë fjalën presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe duke shtuar se Ukraina nuk mund ta fitojë këtë luftë.
Zelensky: Grindja nuk është e mirë për të dyja palët
Zelenskyj u largua më herët nga Shtëpia e Bardhë pas grindjes. Por pavarësisht skandalit në Zyrën Ovale ai dha një intervistë për Fox News, ku theksoi, se marrëveshja e lëndëve të para, sipas përfytyrimit të SHBA nuk ishte e mjaftueshme për të nisur negociatat e paqes me Rusinë. Zelensky theksoi nevojën e garancive të sigurisë nga SHBA. "Kjo lloj grindjeje nuk është e mirë për të dyja palët”, tha Zelensky. "Por unë nuk mund ta ndryshoj qëndrimin e Ukrainës ndaj Rusisë. Ata janë vrasës për ne. Amerikanët janë miqtë tanë më të mirë, evropianët janë miqtë tanë më të mirë. Putini dhe Rusia janë armiqtë."
Demokratët në SHBA kundër Trump
Me zemërim reaguan demokratët në SHBA. Senatori demokrat, Richard Blumenthal i tha CNN: "Ky lloj denigrimi dhe frikësimi nga presidenti dhe zëvendëspresidenti ishte i turpshëm. Ishte si një sulm në pritë."
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio duke iu referuar reagimeve mbështetëse nga Europa për Zelenskyn pyeti në CNN: "Nëse Donald Trump vendos nesër se nuk më intereson Ukraina, nuk më intereson Rusia, nuk më intereson kjo luftë dhe kthen shpinën - kush në këtë planet ka ndonjë shans për t'i sjellë palët ndërluftuese në tryezën e negociatave? Përgjigja është: jo askush., shkruan DW
Komente

ISHTE NJE TURP AMERIKAN,NJE KATASTROF QE DO NDIHET NE RENIE TE BESUSHMERISE SE TRAMP, ZELESKY NJE BRAVO TE MADHE,DAVA AMERIKANET,DUAN TA RRJEPIN BOTEN,
PërgjigjuDje kokdylli me shpuren e tij i vertetoi gjithe njerezimit se eshte yzmetci i mjere (peng) ,me kohe te plote, i sllavo-orthodoksve ruse.
Përgjigju