TIRANË- Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 32-vjeçari po drejtonte mjetin tip ‘Benz’ dhe pas kryerjes së testit të alkoolit, ai ka tentuar që të korruptojë me një shumë parash punonjësit e policisë në mënyrë që ata të mos e shoqëronin në komisariat.
32-vjeçari, P. S. rezultoi se ishte shpallur në kërkim më parë nga policia e Fierit, pasi nuk i kishte ndaluar uniformave blu në pikat e ngritura për kontroll,
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale, "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.