Reme Lala

Si ndihesh që je vajza e një krimineli? Deputetja Reme Lala i përgjigjet komentuesit në Instagram

28 Janar 2021, 10:11| Përditesimi: 28 Janar 2021, 10:13

  • Share

TIRANË- Deputetja Reme Lala nuk është shumë aktive në parlament me fjalimet e saj, e megjithatë ajo ka zgjedhur që t'i përgjigjet pyetjeve të shumta që i vijnë në Instagram.

Një prej tyre është edhe pyetja që lidhet me figurën e babait të saj,  Imer Lala, ku komentues i e ka quajtur 'kriminel'.

Si është të jesh vajza e një krimineli, ishte pyetja ku Lala jep këytë përgjigje: U mendova shumë në fakt që ta postoj këtë apo jo duke qenë se vajza/djali me një profil fallco më drejtohet në këtë mënyrë vendosa dhe unë t’i kthej përgjigje, meqë ke shkruar disa herë.

E dashur/ i dashur, nëse të ndihmosh njerëzit, t’i hapësh derën çdokujt që ka nevojë, të jesh aty për ta kur nuk është askush, të gjendesh në ditën më të vështirë të një të panjohuri, të falësh respekt, të bën të jesh kriminel, atëherë duhet ta rikonceptojmë kuptimin e fjalëve.

Për të gjithë ata që mendojnë se mund të më indimodojnë me thashetheme dhe të tilla fjalë, jo vetëm ti që e shkruan këtë, por kushdo që e mendon, më lejoni t’ju them se veçse më shtoni vlerësimin që kam për tim atë dhe njësoj i shtohet të gjithë atyre që e njohin.

Ne jemi mësuar që koha t’i tregojë të vërtetat, ndaj koha do t’i tregojë dhe përgjigjet e pyetjeve apo komentet e këtij lloji, që për hir të së vërtetës unë kurrë nuk do t’ja bëja një vajze për babin e saj.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 28/01/2021 17:10

    Pyetje idjote!Si mund te ndjehesh kur je vajza e nje krimineli?Neqoftese e ke ne gjak qe je kriminel as qe ke probleme fare ,qe ne shqipo do te thote as skuqesh as zverdhesh!Pleher dhe e pacipe ose i pacipe!

    Përgjigju
    • JamKushJam: 28/01/2021 21:40

      Nashti, qe mbrojti degen nga ka rene mire beri se na takon te gjitheve te mbrojme degen nga kemi rene pavaresisht llojit. Kjo i shton pike!!!! Po Imer Lales pervec Build-it (qe e pagoi/furnizoi Lulushka/Kokmadhje) keni noi problem tjeter??? Se pash zotin, edhe sikur Basha/Kokmadhja te dilnin hapur e te inkriminonin Salen, nuk do i besoja se genjejne per sport!!!!!

    • Tironsi: 28/01/2021 17:54

      DHE NE TE VERTET KJO AS KUQ E AS U ZVERDH. POR DHE E MBROJTI DEGEN NGA E CILA KA RENE....

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?